Home / Lajme / Maqedoni / Dëshmia e dëshmitarit në procedurë gjyqësore penale, shkas rasti i Sopotit

Dëshmia e dëshmitarit në procedurë gjyqësore penale, shkas rasti i Sopotit

11 nëntor-
“Ndërgjegjja e drejtësisë në një aktgjykim penal, nuk kënaqet nëqoftëse ai mbështetet vetëm në një provë e cila pretendohet se është siguruar me dhunë, kanosje, etj”, tha u.d. Dekan i Fakultetit Juridik të USHT-së, Mr.sc. Agim Nuhiu, duke shtuar se një aktgjykim që sillet në bazë të një prove e cila më vonë do të pretendohet se nuk është siguruar në mënyrë të ligjshme nuk e kënaq ndërgjegjen e drejtësisë.

Fakulteti Juridik i USHT-së organizoi Tryezë të rrumbullakët shkencore, me temën “dëshmia e dëshmitarit në procedurë gjyqësore penale”, në të cilën si shkas ishte rasti i Sopotit. Në këtë Tryezë të pranishëm ishin profesorë të këtij Fakulteti, prof. Arta Bilalli, profesorë të Universitetit FON, Prof.Dr. Osman Kadriu, profesorëve të Fakultetit Juridik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, prof.dr. Gordan Kallajxhiev, kryetari i dhomës së avokatëve – mediatorëve të Maqedonisë, z.Zoran Petkoviq, Avokati i Popullit të RM-së, z.Ixhet Memeti, përfaqësues të klubit “Juristët e rinj” të Fakultetit Juridik të USHT-së.
“Ndërgjegjja e drejtësisë në një aktgjykim penal, nuk kënaqet nëqoftëse ai mbështetet vetëm në një provë e cila pretendohet se është siguruar me dhunë, kanosje, etj”, tha u.d. Dekan i Fakultetit Juridik të USHT-së, Mr.sc. Agim Nuhiu, duke shtuar se një aktgjykim që sillet në bazë të një prove e cila më vonë do të pretendohet se nuk është siguruar në mënyrë të ligjshme nuk e kënaq ndërgjegjen e drejtësisë.
Profesoresha Arta Bilalli dhe profesor Osman Kadriu përfunduan se procedura penale për rastin e Sopotit duhet të përsëritet. Sipas tyre çështja është vendosur në pushtetin gjyqësor – gjykatë dhe aty duhet të sigurohet drejtësia dhe drejtshmëria.
Profesoresha e procedurës penale Arta Bilalli, theksoi se aktgjykimi për rastin e Sopotit, është një gabim i gjykatës i cili detyrimisht duhet të përmirësoihet, pasi si[ tha “ligji është shumë i qartë, pasi nuk mund të merret për bazë një dëshmi, pa marë parasyshë a bëhet fjalë për dëshmi të dëshmitarit, pohim të pandehurit apo mendim të ekspertit nëse e njëjta është nxjerrë nëpërmjet dhunës apo kanosjes”. Duke u nisur nga tërë kjo profesoresha Arta Bilalli theksoi se detyrimisht duhet të jetësohen në praktikë dispozitat gjyqësore dhe aktgjykimi për rastin e Sopotit të ndryshojë, për shkak se nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim të vogël, por për 156 vite burg, për njerëz për të cilët me të vërtetë nuk ka fakte konkrete, të dhëna konkrete se ata janë kryerës të asaj vepre, prandaj mendojmë se sistemi do të funksionojë dhe do të përmirësohet gabimi i gjykatave, vlerësoi profesoresha Arta Bilalli..
Pikëpamje të njëjta shprehu edhe kreu i i dhomës së avokatëve – mediatorëve të Maqedonisë, z.Zoran Petkoviq, ndërsa profesori Goran Kallajxhiev, në lidhje me fatin e aktgjykimit penal për rastin e Sopotit, rekomandoi që çështja e dëshmisë së dëshmitarit, a është e lirë apo është e dhënë me dhunë apo kanosje duhet të kualifikohet me Aktgjykim gjyqësor. Varësisht nga ky aktgjykim mund të jepen kualifikime në lidhje me fatin e Sopotit dhe të dënuarve në fjalë.
I pranishëm në këtë tryezë të rrumbullakët ishte edhe Avokati i popullit, z.Ixhet Memeti i cili me këtë rast trajtoi çështjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në procedurën penale lidhur me rastin e Sopotit. Z. Memeti pohoi për cenim të lirive dhe drejtave të njeriut dhe qytetarit në procedurën për rastin e Sopotit. “Avokati i popullit, për rastin e Sopotit, ka udhëhequr procedurë në vitin 2003. Në procedurën e avokatit të popullit janë konstatuar lëshime dhe shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut, sa i përket bastisjeve në fshat dhe sa i përket mënyrës së trajtimit të personave gjatë ndaljes dhe arrestit të tyre. Poashtu avokati i popullit atëkohë ka konstatuar edhe plagë në aspektin vizual te personat e paraburgosur dhe ka miratuar përfundim se ka shkelje të procedurës dhe tejkalim të masave për ndalim. Pra me një fjalë tejkalim të kompetencave nga ana e policisë dhe ka kërkuar atëkohë nga policia – pasi nuk ka pasur mundësi tjetër, ka kërkuar nga policia që të ndërmerren disa masa, madje ka kërkuar që të meren në përgjegjësi personat, respektivisht policët të cilët kanë thyer ligjin gjatë bastisjes së shtëpive në atë kohë, theksoi Avokati i Popullit i RM-së, Ixhet Memeti.
Si përfundim nga Tryeza e sotme e rrumbullakët ishte se doemos duhet të ripërsëritet procesi gjyqësor për rastin e Sopotit, pasi nuk ka kurfarë prove materiale se banorët e këtiuj fshati të cilët janë të dënuar me gjithsej 156 vite burgim, janë edhe autorët e vërtetë të vendosjes së minës, në afërsi të ktij fshati, si pasojë e së cilës gjetën vdekjen edhe dy pjesëtarë të NATO-s.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *