Home / Sport / Dinamo Kiev-Inter me stadium bosh?

Dinamo Kiev-Inter me stadium bosh?

Në kuadër të masave të mara nga autoritetet ukrainase, takimi i së mërkurës i vlefshëm për Ligën e Kampionëve, mund të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Propozimi konkret vjen nga kryetari i bashkisë së Kievit, Leonid Cernovietski. “Duhet të marrim masa që t’i bëjmë thirrje njerëzve për të mos ardhur në stadium”, tha ndër të tjera kryebashkiaku i Kievit, gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të komisionit special për përballimin e virusit.

Sipas Cernovietskit, njerëzit fare mirë mund ta shohin ndeshjen që nga shtëpitë e tyre në televizor, duke shmangur në këtë mënyrë rrezikun e tepërt që mund të vijë si pasojë e frekuentimit të mjediseve me shumë njerëz. Por sipas drejtuesve të Dinamos, janë shitur pothuajse 90% e biletave që ishin vënë në dispozicion për këtë ndeshje.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *