Home / Lajme / Rajon / Ditë zie në Kosovë për viktimat në lumin Tisa

Ditë zie në Kosovë për viktimat në lumin Tisa

2 nëntor
Në përputhje me ligjin si dhe duke ndjerë thellë dhembjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës për tragjedinë që e kanë pësuar shtetasit e saj duke u përpjekur ta kapërcejnë lumin Tisa para disa ditësh, Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që data 2 nëntor 2009 (ditë e hënë), në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie, të shpallet Ditë zie shtetërore.

Me këtë vendim, udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës t’i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit.

Përmbytja e një barke me kosovarë në përpjekje për të kaluar ilegalisht Lumin Tisa, që ndan Serbinë me Hungarinë, ndodhi më datën 16 të muajit të tetor. Një javë më pas, policitë e të dy vendeve filluan kërkimin e trupave. Deri tani janë gjetur tetë trupa të pajetë, që të gjithë shqiptar të Kosovës, ndërkohë, besohet që në barkën që u përmbyt të kenë qenë 18 persona. Tre persona mbijetuan, dy nga ta fëmijë.

Prishtinë, – Presidenti i Republikës së Kosovës,Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që dita e sotme në Republikën e Kosovës, në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e tragjedisë në lumin Tisa, të shpallet Ditë zie shtetërore, bëjnë të ditur mediat kosovare.

Ku vendim është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duke u bazuar në Nenin 48, pika 2.4 dhe pika 4 të Ligjit për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-132, si dhe duke nxjerrë thellë dhembjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për tragjedinë që e kanë pësuar qytetarët – shtetasit e Republikës së Kosovës duke u përpjekur ta kapërcejnë lumin Tisa para disa ditësh.

Me këtë vendim, udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës t’i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit, njofton Zyra për informim pranë Presidentit të Republikës së Kosovës.

Përmbytja e një barke me kosovarë në përpjekje për të kaluar ilegalisht Lumin Tisa, që ndan Serbinë me Hungarinë, ndodhi më datën 16 të muajit të tetor. Një javë më pas, policitë e të dy vendeve filluan kërkimin e trupave. Deri tani janë gjetur tetë trupa të pajetë, që të gjithë shqiptar të Kosovës, ndërkohë, besohet që në barkën që u përmbyt të kenë qenë 18 persona. Tre persona mbijetuan, dy nga ta fëmijë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *