Home / Sport / Do ta shfrytëzoj rastin te Zvicra

Do ta shfrytëzoj rastin te Zvicra

Albert Bunjaku nuk kishte pritur se do të ftohet në Kombëtaren e Zvicrës. Pasi ka marrë ftesën nga Otmmar Hitzfeld, sulmuesi kosovar thotë se do ta shfrytëzojë rastin për t’i treguar vlerat e tij.

Pasi ka marrë ftesë t’i bashkohet Kombëtares së Zvicrës për ndeshjen miqësore të 14 nëntorit kundër Norvegjisë, Albert Bunjaku ka treguar se një gjë të tillë as që e kishte pritur. Në intervistën dhënë ueb faqes sport.ch, sulmuesi kosovar, me pasaportë zvicerane, ka folur për bisedën e tij telefonike me trajnerin Otmmar Hitzfeld dhe për formën e tij të mirë.

Zotëri Bunjaku, në shtatë ndeshjet tuaja të para në Bundesligë ju keni shënuar katër gola? Pse po rrjedhin gjërat aktualisht kaq mirë për ju?
Bunjaku:
Aktualisht e ndiej vetën mjaft të përgatitur dhe gjatë verës kisha mundësinë që të përfshihem në të gjitha përgatitjet. Krahas kësaj, edhe ekipi po më ndihmon mjaft.

Cila është receta e suksesit tuaj personal?
Bunjaku:
Edhe në jetën time private gjërat po rrjedhin për mrekulli-familja ime po më përkrah. Edhe në terren po vërehet se gjërat po përputhen për mrekulli mes vete. Por, gjërat mund të rrjedhin edhe më mirë: gjatë fundjavës humbëm nga Mainzi me rezultat 1:0, pata dy mundësi të mëdha, por për fat të keq nuk i realizova.

A keni llogaritur në ftesën e Hitzfeldit?
Binjaku:
Jo. Nuk e kam menduar. Natyrisht, për këtë arsye jam gëzuar edhe më shumë kur ai m’u lajmërua. Po më plotësohet një ëndërr e madhe. Duhet të sigurohem që të dëshmohem gjatë përgatitjeve me Kombëtare. Kur të më ofrohet rasti, unë duhet ta shfrytëzoj atë.

Kur ju është lajmëruar Hitzfeldi?
Bunjaku:
Ma ka dërguar një porosi të enjten e kaluar dhe më ka pyetur se kur mund të kontaktojë me mua. Pas treningut i jam lajmëruar menjëherë.

Çka keni biseduar me të?
Bunjaku:
Kemi folur pak dhe ka qenë një bisedë mjaft e këndshme. Në trening duhet të dëshmoj aftësitë e mia. Nëse është i mendimit se jam i mirë, natyrisht se shpresoj që do të më fusë në lojë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *