Home / Lajme / Maqedoni / Drukas për vizitë në Ballkan, Maqedonia e anashkaluar

Drukas për vizitë në Ballkan, Maqedonia e anashkaluar

18 nëntor – Zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme, Dimitris Drukas fillon turneun nëpër disa vende ballkanike, por nga axhenda është përjashtuar Maqedonia.

Diplomati, siç është paralajmëruar do t`i vizitojë Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë- Hercegovinën dhe Shqipërinë, ndërsa qëllimi i vizitave është koordinimi i angazhimeve të këtyre vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2014. “Ballkani është prioritet kryesor për politikën e jashtme greke”, bëhet e ditur në kumtesën e Kabinetit të Drukasit.
Ndonëse Athina vazhdimisht potencon se i mbështetë aspiratat evropiane të Maqedonisë dhe të Turqisë, këto dy vende nuk janë në agjendën për vizitën në vendet ballkanike të Drukasit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *