Home / Lajme / Rajon / DV publikon rezultatet e zgjedhjeve lokale në 16 komuna në Kosovë

DV publikon rezultatet e zgjedhjeve lokale në 16 komuna në Kosovë

16 nëntor
Sipas rezultateve të këtij koalicioni, në garën për kryetar të Prishtinë ka fituar kandidati i LDK-së Isa Mustafa me 57.79%; në Deçan kandidati i AAK-së me 64.35%; në Prizren do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së (33.01%) dhe atij të LDK-së (29.88%); në Mitrovicë do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së (39.29%) dhe atij të LDD-AKR-së (25.95%); në Klinë do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së (39.45%) dhe atij të AAK-së (31.60%); në Rahovec do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së (33.50%0 dhe atij të LDK-së (23.12%); në Gjakovë ka fituar kandidati i AAK-së me 50.84%; në Gjilan do të ketë balotazh mes PDK-së (37.34%) dhe LDK-së (29.33%); në Pejë do të ketë balotazh mes kandidatit të AAK-së (41.14%) dhe atij të koalicionit LDD-AKR (14.55%); në Mamushë ka fituar kandidati i partisë turke KDTP me 72.36%; në Ferizaj ka fituar PDK me 51.56%; në Obiliq do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së (32.40%) dhe atij të AAK-së (28.93%).

Koalicioni i OJQ-ve vendore “Demokracia në Veprim”, pas rezultateve preliminare për 4 komuna, ka dhënë rezultatet paraprake edhe për 12 komuna të tjera të Kosovës. Sipas këtyre rezultateve, në pjesën dërmuese të komunave fituesi do të dihet pas mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve – balotazhit.
Sipas rezultateve të këtij koalicioni, në garën për kryetar të Prishtinë ka fituar kandidati i LDK-së Isa Mustafa me 57.79%; në Deçan kandidati i AAK-së me 64.35%; në Prizren do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së (33.01%) dhe atij të LDK-së (29.88%); në Mitrovicë do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së (39.29%) dhe atij të LDD-AKR-së (25.95%); në Klinë do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së (39.45%) dhe atij të AAK-së (31.60%); në Rahovec do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së (33.50%0 dhe atij të LDK-së (23.12%); në Gjakovë ka fituar kandidati i AAK-së me 50.84%; në Gjilan do të ketë balotazh mes PDK-së (37.34%) dhe LDK-së (29.33%); në Pejë do të ketë balotazh mes kandidatit të AAK-së (41.14%) dhe atij të koalicionit LDD-AKR (14.55%); në Mamushë ka fituar kandidati i partisë turke KDTP me 72.36%; në Ferizaj ka fituar PDK me 51.56%; në Obiliq do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së (32.40%) dhe atij të AAK-së (28.93%).

Ndërkaq ky koalicion në orët e para të ditës së hënë kishte dhënë rezultatet preliminare edhe për katër komuna të tjera të Kosovës. Sipas këtij koalicioni, në Podujevë Lidhja Demokratike e Kosovë, respektivisht kandidati i saj për kryetar Agim Veliu ka shënuar fitore qysh në raundin e parë me 51.91% të votave, i pasuar nga PDK me 28.95%, AAK 11.91%, LDD-AKR 0.76% dhe të tjera 6.47%.
Në Malishevë ndërkaq, kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune ka fituar 50.09%, i pasuar nga kandidati i LDK-së me 34.43%, AAK 2.85%, LDD-AKR 2.55% dhe kandidati i pavarur me 10.06%.

Në Suharekë ndërkaq, është e sigurt se fituesi për kryetar të komunës do të dihet pas raundit të balotazhit, ku do të ndeshet kandidati i AAK-së me atë të PDK-së. Në raundin e parë, kandidati i AAK-së ka fituar 35.59%, ai i PDK-së 31.80%, ai i LDK-së 31.30%, ai i LDD-së 1.02% dhe kandidati i PS-së 0.29 %.Në komunën e Graçanicës, fitues është Bojan Stojanoviq me 57.41% të votave. (Telegrafi/INA)

Rezultatet preliminare të KQZ-së

8:00- Komisioni Qendror Zgjedhor ka arritur që në orët e hershme të së hënës t’i japë rezultatet preliminare për vetëm 9 komuna të Kosovës – dhe ato kryesisht komuna të vogla, apo të sapokrijuara në bazë të procesit të decentralizimit.
Rezultatet preliminare janë prezantuar në orën 04:00 të mëngjesit nga kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, e cila ka rikujtuar faktin se këto rezultate edhe mund të pësojnë ndryshime, pasi aty nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, dhe votat përmes postës.

Rezultatet më të plota janë paralajmëruar për sot në orën 19:00, ndërsa rezultatet preliminare të KQZ-së janë si vijon:

Klinë
Enver Berisha, AAK – 5.337 vota
Haki Morina, PSK – 162 vota
Sokol Bashota, PDK – 6.153 vota
Pjeter Coli, PSHDK – 459 vota
Zenun Zeqa, LDD – 706 vota
Adem Gashi, 98 vota
Fadil Gashi, LDK – 3.555 vota
Ibish Rraci, PSD – 118 vota

Shtime
Hetem Pajaziti, AAK – 382 vota
Naim Ismajli, PDK – 5.400 vota
Enver Ademi, LDD – 1477
Ismail Hasani, LDK – 2.655 vota
Halil Halili, PSD- 545 vota

Obiliq
Enver Gashi, AAK – 1.965 vota
Haki Mjekiqi, PDK – 2.850 vota
Hamdi Tovërlani, AKR – 358 vota
Aziz Bici – 183 vota
Shukri Klinaku, LIB – 1.238 vota
Mehmet Krasniqi, LDK – 2.160 vota
Sejdi Halimi, PEK – 15 vota
Sanije Graiqevci, PSD – 68 vota

Dragash Burim Piraj, AAK – 878 vota
Salim Jonuzi, PDK – 4.962 vota
Fitim Tefiku, AKR – 392 vota
Qasip Kushi, Vakat – 1.609 vota
Halim Shemsedini, LDK – 4.652 vota

Junik
Agron Kuçi, AAK – 1.081 vota
Nimon Tofaj, PDK – 127 vota
Ali Kasumi, AKR – 23 vota
Shpejtim Gacaferri, LDD – 231 vota
Tahir Isufaj, LDK – 622 vota

Hani i Elezit
Rufki Suma – 1.833 vota
Menduh Vllashi, AAK – 214 vota
Mehmet Ballashi, PDK – 1.519 vota
Myzafer Dernanji, LDK – 583 vota

Mamusha
Berzad Morina, PDK – 333 vota
Arif Bytyqi, KDTP – 1.402 vota
Mehmet Mazrek, AKR – 197 vota

Ranillug
Perica Andjelkovic, SKMS – 167 vota
Dragimir Mikic, GIOR – 397 vota

Leposavic
Ardita Hasani, AAK – 30 vota

15.11.09
Kosovë: Partitë shpallin fitoret e tyre

Partitë politike në vend, japin rezultate në lidhje me zgjedhjet, duke proklamuar fitore në komuna të ndryshme në vend.

Këto rezultate nuk janë zyrtare, por vetëm partiake ndërkohë që festimet nga simpatizantët e partive politike, në qytete të ndryshme të vendit, tashmë kanë filluar të festojnë.

Të parët që kanë dalë në konferencë për media janë zyrtarët e LDK-së.

Lutfi Haziri nga kjo parti, deklaroi se nga 67% të votave të numëruara në Prishtinë, 57% i takojnë kandidatit të tyre Isa Mustafa, 20% të Vegim Gashit dhe 12.5 % Astrit Salihut nga PDK-ja.

Sipas kësaj partie, pa balotazh, ata kanë fituar edhe në Podujevë dhe Istog kurse në balotazh kandidati i tyre do të jetë në komunat e Gjilanit, Prizrenit dhe Mitrovicës.

Hajredin Kuqi nga PDK-ja, doli në konferencë për media dhe deklaroi se kjo parti ka fituar në nivel të Kosovës duke arritur të mbajë komunat aktuale që ka.

Sipas Kuqit, ata kanë arritur të fitojnë një numër aq të madh të votave saqë në nivel të Republikës, diferenca e PDK-së me LDK-në është 20 %.

Disa nga qytetet që kjo parti tashmë ka shpallur fitore janë në Gjilan, Prizren e Ferizaj.

Edhe AAK-ja, përmes Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie tha se ky subjekt politik është duke fituar vota në shumë komuna.

Ramadani tha se ata janë duke përparuar ne komunat Pejë, Gjakovë, Junik, Deçan, Suharekë, Vushtrri, Obiliq, Istog, Prizren, Dardanë dhe Gjilan.

Duke bërë thirrje që të mos prishet tërë ky proces zgjedhor me publikimin e rezultateve të tilla jo zyrtare, Ibrahim Gashi, nënkryetar i AKR-së, tha nuk është fare e vërtetë se Isa Mustafa ka fituar në Prishtinë, pa balotazh.

Sipas Gashit, AKR-ja ka rezultate shumë të mira në Viti dhe Kamenicë kurse pret që të shkojë në balotazh në Mitrovicë dhe Gjakovë.

Duke folur për Gjakovën, Ibrahim Gashi tha se nuk është fare e vërtetë se kandidati i AAK-së ka fituar atje.

Gashi tha se diferenca ndërmjet kandidatit të AAK-së dhe kandidates së koalicionit AKR-LDD, Mimoza Kusarit, është vetëm 1 për qind.

Pa dhënë përqindje, nënkryetari i AKR-së tha se diferenca e votave në Prishtinë ndërmjet Vegim Gashit nga koalicioni AKR-LDD dhe Isa Mustafës nga LDK-ja është fare e ngushtë dhe as që bëhet fjalë se kandidati i kësaj të fundit ka fituar pa balotazh. (Express/INA/Telegrafi)

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *