Home / Lajme / Maqedoni / Dymbëdhjetë fëmijë nga shkolla e mesme ‘Llazo Tanevski’ të infektuar me virusin A (H1N1)

Dymbëdhjetë fëmijë nga shkolla e mesme ‘Llazo Tanevski’ të infektuar me virusin A (H1N1)

Shkup, 7 nëntor
Në Klinikën infektive në mëngjes janë kontrolluar 12 raste të dyshimta, prej të cilëve tetë janë kthyer nga Turqia, nga një nga Bullgaria dhe Italia, ndërsa dy nuk kanë udhëtuar askund. Rezultatet e tyre ende po përpunohen në laboratorinë e Institutit për shëndet publik

Urim Hasipi
Te 12 fëmijë nga Shkolla e mesme hotelierike “Llazo Tanevski”, të cilët dje janë kthyer nga ekskursioni në Turqi, janë dëshmuar rezultate pozitive nga virusi A (H1N1), kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Fëmijët, sipas Ministrisë, gjenden në shërim shtëpiak, ndjehen mirë dhe janë në terapi me ilaçin “tamiflu”.

Në Klinikën infektive në mëngjes janë kontrolluar 12 raste të dyshimta, prej të cilëve tetë janë kthyer nga Turqia, nga një nga Bullgaria dhe Italia, ndërsa dy nuk kanë udhëtuar askund. Rezultatet e tyre ende po përpunohen në laboratorinë e Institutit për shëndet publik.

Në këtë moment, siç qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, në Klinikën infektive ka nëntë persona të hospitalizuar me fotografi të lehtë dhe të mesme klinike
Numri i viktimave nga virusi А(H1N1) në botë ka arritur në 6 mijë edhe atë shtatë muaj pas përhapjes së gripit, tregojnë të dhënat më të reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Deri në 1 nëntor nga gripi i derrave kanë vdekur 6.071 persona në 199 shtete, tregojnë të dhënat e OBSH-së. Bazuar në të dhënat e publikuara më 30 tetor, vërehet një rritje me 14 për qind e vdekjeve nga ky virus. Kontinenti amerikan (Amerika e Jugut dhe ajo e Veriut), ku të infektuarit e parë u regjistruan këtë pranverë, mbetet më numrin më të madh të viktimave me 4.399 raste të konfirmuara, tregojnë të dhënat e OBSH-së. Në Azi dhe Oqeanin Paqësor janë regjistruar gjithsej 1.159 viktima, ndërsa në Evropë 300 viktima. Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje që kujdesi ndaj gripit mos të ulet, ndërsa popullata të mos refuzojë të vaksinohet.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *