Home / Lajme / Maqedoni / Emri, Greqia dhe ndërkombëtarët presin sinjale nga Shkupi

Emri, Greqia dhe ndërkombëtarët presin sinjale nga Shkupi

Shkup, 18 nëntor – Qeveria greke tashmë i ka të qarta pozicionet e saj lidhur me kontestin e emrit, duke ofruar një “non – paper”, ku janë parashtruar të gjitha pikat që duhet të pranohen nga pala e Shkupit, në rast se dëshiron të zgjidh kontestin e emrit.

Identiteti, gjuha, toponimet, kodet ndërkombëtare, emrat e institucioneve, librat e të dhënat zyrtare, materialet dhe dokumentet e ndryshme shtetërore në nivel të brendshëm dhe të jashtëm janë të përfshirë në dokumentin grek, i cili është shqyrtuar nga kreu shtetëror i Maqedonisë, mirëpo kjo çështje vazhdon të mbahet si sekret i lartë. Për të gjitha këto, pala greke kërkon ndryshim duke përfshirë edhe emrin në radhë të parë. Greqia kërkon që të mos përdoret emri “maqedonas”, duke përfshirë përcaktimin e identitetit, gjuhës, institucioneve, kodeve dhe tërë gamën e gjërë të dokumenteve dhe të dhënave zyrtare. Greqia propozon që pas zgjidhjes së një emri të pranueshëm me përmbajtje gjeografike, atëherë duhet të rregullohet edhe çështja e emërtimeve të brendshme dhe të jashtme në Maqedoni, duke nisur pra nga identiteti. Pala greke synon që ky vend për shkak të multietnicitetit të përdor nocione të karakterit qytetar, në këtë kuptim duke synuar që në rast se emri do të jetë “Maqedonia Veriore”, atëherë do të lejohej që ata të quheshin si qytetar të Maqedonisë Veriore dhe jo maqedonas të veriut.

Këto të dhëna janë liferuar ditëve të fundit edhe nga gazeta “Etnos”, e cila ka sqaruar detaje të planit grek, të rishqyrtuar nga ekipi i kryeministrit Papandreu.

Kreu shtetëror i Maqedonisë nuk ka publikuar këto kërkesa greke, por duke i pohuar ato nëpërmjet një fjalori të paqartë. Ministri i Jashtëm, Antonio Milloshoski ka theksuar se bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit vazhdojnëedhe përskaj propozimeve maksimaliste të Greqisë “Republika e Maqedonisëedhe më tej do të jetë e kyçur në këtë dialog bilateral, i cili mbahet nën mbikëqyrjen e OKB-së. Presim që fqinji ynë jugor do të mbahet në normat nga kjo marrëveshje e përkohshme dhe në mandatin që e ka ndërmjetësuesi Nimic, dhe në bazë të së cilës mund të përcaktohet një dinamikë dhe të happen diskutime për çështje të caktuara”, ka deklaruar ministri Milloshovski. Zgjidhja e kontestit të emrit tanimë ka rënë në nivel të dy partive politike VMRO-DPMNE dhe LSDM, të cilët kanë drejtuar dje kritika dhe akuza mes tyre lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *