Home / Sport / Enigmat e Ligës së Kampionëve, zbardhen apo shtohen?

Enigmat e Ligës së Kampionëve, zbardhen apo shtohen?

Edhe pas xhiros së pestë, gjithçka mbetet e hapur në grupet A,B e C të Ligës së Kampionëve. Juventus dhe Milan e lëshuan rastin që ta siguronin kualifikimin në të tetën e finales, ndërsa Bordeaux dhe Chelsea ‘blinduan’ pozitat e para.

Grupi A: Bordo konfirmon përfundimisht vendin e parë pas fitores së mbrëmshme 2-0 përballë Juventusit, duke u ngjitur kështu në kuotën e 13 pikëve. Juventinët mbeten në kuotën e 8 pikëve, por tashmë kanë nga mbrapa shqetësimin e Bajernit të Mynihut, me të cilin pas dy javësh do të përballen direkt në Torino.

Bajerni fitoi minimalisht 1-0 kundër Makabi Haifas, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve, ndërsa këta të fundit mbeten në vendnumëro me zero pikë. Në ndeshjen e fundit Makabi do të presë Bordonë, ndeshje pa as më të voglin interes, ndërsa Juventusi dhe Bajerni do të diskutojnë biletën e dytë për në 1/16-at.

Grupi B: Të dyja përballjet e këtij grupi dhuruan surpriza, ku “inferiorët” triumfuan ndaj “bigëve”. Mançesteri u mposht brenda në fushën e vet nga Beshiktashi me rezultatin minimal 1-0, ndërsa CSKA e Moskës triumfoi mbi gjermanët e Volfsburgut me rezultatin 2-1.

Volfsburgu mbetet në kuotën e 7 pikëve, ku në ndeshjen e fundit do të presë Mançesterin e vendit të parë me 10 pikë. Një fitore me më shumë se një gol e gjermanëve do t’i klasifikonte ata në vendin e parë. Beshiktashi do të presë CSKA-në, ekipe të cilat diskutojnë vendin e tretë që të çon në Ligën e Evropës.

Grupi C: Milani nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 1-1 përballë Marsejës brenda në fushën e vet, duke parë kështu Realin e Madridit t’i shkëputet i vetëm në vendin e parë me 10. Milani shkon në kuotën e 8 pikëve, ndërsa francezët i mbajnë shpresat gjallë për ndeshjen e fundit ku do të presin madrilenët.

Këta të fundit mposhtën minimalisht 1-0 skuadrën e Zyrihut duke hedhur një hap të sigurte drejt kualifikimit. Zyrihu në ndeshjen e fundit do të presë Milanin, ekip me të cilin ka marrë tre pikët e vetme në transfertë.

Grupi D: Ndeshjet e këtij grupi nuk dhuruan ndonjë surprizë, ku Apoeli barazoi 1-1 me Atletikon e Madridit, ndërsa Çelsi fitoi minimalisht 1-0 në transfertë me Porton. Dy vendet e para të grupit D i përkasin Çelsit dhe Portos, ndërsa Atletiko dhe Apoeli do të presin edhe ndeshjet e fundit për të shpresuar në një kualifikim që të çon në Ligën e Evropës.

Liga e Kampionëve

Grupi A

Rezultatet
Bayern M. – Maccabi Haifa 1:0
Bordeaux – Juventus 2:0

Tabela ND PI
1. Bordeaux 5 13
2. Juventus 5 8
3. Bayern 5 7
4. Maccabi H. 5 0

Grupi B

Rezultatet
CSKA Moscow – Wolfsburg 2:1
Man. Utd – Besiktas 0:1

Tabela
1. Man. Utd 5 10
2. Wolfsburg 5 7
3. CSKA Mos. 5 7
4. Besiktas 5 4

Grupi C

Rezultatet
Milan – Marseille 1:1
Real Madrid – Zurich 1:0

Tabela
1. Real Mad. 5 10
2. Milan 5 8
3. Marseille 5 7
4. Zurich 5 3

Grupi D

Rezultatet
APOEL – Atl. Madrid 1:1
Porto – Chelsea 0:1

Tabela
1. Chelsea 5 13
2. Porto 5 9
3. Atletico M. 5 3
4. APOEL 5 2

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *