Home / Sport / FIFA pezullon dy muaj Maradonen

FIFA pezullon dy muaj Maradonen

Dy muaj pezullim per Maradonen. Vendimi eshte marre nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s. Ky qendrim mbahet pas fjaleve fyese qe trajneri argjentinas tha per gazetaret, pas fitores ndaj Uruguajit dhe kualifikimit te ekipit ne boterorin e 2010.

FIFA ka pezulluar për dy muaj nga çdo aktivitet trajnerin e Argjentinës Diego Armando Maradona, si rrjedhim i sharjeve dhe fyerjeve të tij karshi gazetarëve në përfundim të ndeshjes me Uruguajn. Vendimi është marrë të dielën nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s, që pasi ka dëgjuar për 40 minuta shpjegimet e Maradonës, i janë dashur 3 orë për të vendosur. Ai ka kërkuar falje për sjelljen e tij, gjë që sipas Komisionit ndikoi në këtë vendim deri diku të lehtë. Dënimi i Maradonës do të shlyhet në datat 15 nëntor deri më 15 janar dhe pavarësisht se mund të duket i rëndë, nuk i heq atij mundësinë që të drejtojë skuadrën në Botëror. Përveç dy muajve pezullim Maradona është gjobitur edhe me 25 mijë franga zviceriane. E vetmja ndeshje që ai do të humbasë është një miqësore me skuadrën e Katalonjës, të drejtuar nga Johan Krujf, në muajin dhjetor. Diego Armando Maradona lëshoi fyerje dhe sharje banale në adresë të gazetarëve në përfundim të ndeshjes Uruguaj-Argjentinë. Për shkak të kritikave të marra, ai përdori disa nga fjalët më të ulta të fjalorit, gjë që e detyroi FIFA-n të hapte një proces.(
Ne rast se Maradona nuk do te respektoje masen e pezullimit, mund te ndeshkohet me ashper.

Pas humbjes ne Madrid kunder Spanjes, Maradona eshte paraqitur me nje ore vonese nga takimi i ores 14:00 me komisionin disiplinor te FIFA-s.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *