Home / Lajme / Maqedoni / Fillojnë punët për vendosje në funksion të deponisë Rusino

Fillojnë punët për vendosje në funksion të deponisë Rusino

19 nëntor 2009
Borçe Bojoski, nga Ndërmarrja publike komunale e Tetovës tha se duhet të fillohet me ndonjë aktivitet përgatitor që të mund të vendoset në funksion lokacioni për shfrytëzim të deponimit të mbeturinave.

Urim Hasipi
Gostivar-Ekipe të Qendrës rajonale të Pollogut të mbikëqyrura nga përfaqësues të komunës së Gostivarit, për herë të parë pas arritjes së marrëveshjes për investim në Deponinë Rusino, filluan punët përgatitore për vendosje në funksion të kësaj deponie.

“Këtu jemi bashkë me inxhinier të cilët janë të angazhuar nga Qendra rajonale e planit të Pollogut me vërtetuar se ku do të vendosen rrethojat për deponinë Rusino dhe se ku do të jenë vendet e caktuara, ato dy gropat të cilat duhet të hapen dhe ku do të deponohet bërlloku i rajonit tonë të Pollogut”, tha Naxhi Ismaili nga komuna e Gostivarit. Sipas tij, punët të cilët janë të parapara nga ana e Këshillit rajonal janë diku 20 deri 25 ditë të cilët duhet të përfundohen nëse edhe koha na premton edhe pas asaj mund të fillohet me deponimin e mbeturinave të rajonit.

Nw pajtim me marrëveshja e cila u arrit në mbledhjen e fundit të Këshillit rajonal, duhet të rrethohet kjo deponi, të ketë njerëz të cilët do ta mirëmbajnë hedhjen e mbeturinave, të hapen dy gropa, të bëhet drenazha e gjithë filtratit i cili do të dalë prej mbeturinave si dhe të bëhet një planifikim i mirëfilltë se kush do ta mirëmbajë atë. Mbikëqyrjen e punëve do ta bëjë Komuna e Gostivarit, ndërsa Këshilli rajonal ka përcaktuar edhe ekipin e vet, i cili do të punojë në afat prej 20 deri 25 ditë.

“Kushti primar ishte që pa mos u plotësuar ato nevojat apo kushtet higjienike dhe të bëhet një deponi sanitare me kushtet minimale atëherë mund të fillohet me deponimin, do të thotë ai do të jetë shfrytëzim i përkohshëm por do të fillojë me deponimin pasi që këto punë të kryhen në tërësi”, tha Ismaili.

Borçe Bojoski, nga Ndërmarrja publike komunale e Tetovës tha se duhet të fillohet me ndonjë aktivitet përgatitor që të mund të vendoset në funksion lokacioni për shfrytëzim të deponimit të mbeturinave.
“Punët përgatitore parashohin bartjen dhe evakuimin e ujërave ekzistues, pastaj rregullimin e lokacionit ku do të deponohen mbetjet.

Realizimi i kanalit bartës te “liqeni” i formuar i ujërave të zeza, gërmimi i dy gropave të reja për deponim të mbetjeve dhe ndërtimi i infrastrukturës përkatëse. Nëse lejojnë kushtet klimaterike, për një kohë të shkurtë, rreth 10 ditë, do të mund ta aftësojmë dhe t’i plotësojmë kushtet minimale për shfrytëzimin e kësaj deponie” deklaroi Bojoski.

Vlen të theksohet se informacionet e liferuara ditëve të fundit në disa media, se gjoja kjo deponi tani më ka filluar të shfrytëzohet për hedhje të mbeturinave nga komuna të caktuara të rajonit të Pollogut, janë thjeshtë dezinformata. Gazetërat e pranishëm, patën rastin që vetë të vërtetohen në pohimet e kryetarit të komunës Dr. Rufi Osmani, të dhëna të premten e kaluar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *