Home / Lajme / Maqedoni / Formohet komision per vlersimin e demeve nga rreshjet

Formohet komision per vlersimin e demeve nga rreshjet

10 nëntor
Komisioni pesë anëtarësh që udhëhiqet nga kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, është i obliguar ta vlerësojë gjendjen e krijuar pas të reshurave të mëdha të shiut, ta ndjek situatën dhe të marrë masa preventive dhe masa urgjente për sanimin e saj”, tha Pustina.

Urim Hasipi
Komuna e Tetovës ka formuar komision I cili do të menaxhojë me dëmet të cilët janë shkaktuar gjatë rreshjeve të fundit. Zëdhënësi i komunës së Tetovës, Flakran Pustina, gjatë një konferencë për shtypi ka bërë publik aktvendimin për formimin e komisionit për menaxhimin e gjendjes dhe dëmeve të shkaktuara nga të reshurat e mëdha të shiut në komunën e Tetovës.

Komisioni pesë anëtarësh që udhëhiqet nga kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, është i obliguar ta vlerësojë gjendjen e krijuar pas të reshurave të mëdha të shiut, ta ndjek situatën dhe të marrë masa preventive dhe masa urgjente për sanimin e saj”, tha Pustina.

Sipas tij, ky komision do ta orientojë dhe koordinojë punën me organet kompetente në komunë dhe me bashkësitë vendore. Për realizimin e punëve të Komisionit, do të sigurohen mjete të parapara në buxhet për këtë destinim.

Komisioni nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm do ta informojë opinionin me gjendjen e krijuar dhe masat e ndërmarra.“Komuna e Tetovës në kontinuitet intervenon në terren në vendet ku janë shkaktuar dëme nga të reshurat e mëdha të shiut”, tha Pustina.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *