Home / Lajme / Maqedoni / Franca mbështet Tetovën

Franca mbështet Tetovën

16 nëntor
Do të doja t’ju përçoj dy pikat kryesore, që mua më lanë përshtypje nga ky takim, ashtu siç e thatë edhe ju, që një bashkëpunim të jetë afatgjatë duhet që ai në vazhdimësi të ketë risi, pra të mos jetë rutinor. Pika tjetër për të cilën desha t’ju uroj është se ju i hapët çështjet për të cilat brengoseni dhe që janë shumë të rëndësishme. Desha t’ju uroj për bindjen dhe brengën me të cilën bisedoni me njerëzit”, tha ushtruesja e detyrës së ambasadorit të Francës në Maqedoni, Isabelle Guisnel.

Urim Hasipi
Kryetari i komunë së Tetovës, Sadi Bexheti ka pritur për vizitë ushtruesen e detyrës së ambasadorit të Francës në Maqedoni, Isabelle Guisnel. Biseda gjatë këtij takimi është fokusuar në mbështetjen e fuqishme që ambasada e Francës ia jep në kontinuitet komunës së Tetovë, në një sërë projektesh të realizuara dhe në projekte të tjera që janë në realizim e sipër.
Kryetari Bexheti, ka falënderuar ambasadën e Francës për gatishmërinë dhe mbështetjen në sferën edukativo-arsimore, kulturore, ekonomike dhe turistike, ndërsa ushtruesja e detyrës së ambasadorit të Francës në Maqedoni, Isabelle Guisnel e ka përgëzuar kryetarin Bexheti për bindjen dhe përkushtimin në bisedë me njerëzit.

“Komuna e Tetovës është pjesë e komunave frankofone dhe në këtë drejtim kemi bashkëpunime konkrete. Gjimnazi i Tetovës është i binjakëzuar me një gjimnaz në Normandi dhe në këtë prizëm ne kemi bashkëpunim të frytshëm, i cili do të vazhdojë edhe më tej”, tha kryetari Bexheti. Ai ka potencuar se në bashkëpunim me Aleancën Franceze në Tetovë është duke u punuar projekti për guidën e Tetovës, ndërkohë që do të vazhdohet edhe me projekte të tjera.

“Më e rëndësishme është se ambasadorja u interesua për zgjidhjen e problemeve kruciale për komunën e Tetovës, që u referohen problemit për furnizimin me ujë të pijshëm, deponinë etj. Ambasadoren e informuam edhe për raportet me pushtetin qendror. Në këtë drejtim e informuam se Qeveria e ka shkurtuar buxhetin e komunës së Tetovës për 50 përqind që ka ndikuar shumë në punën tonë”, tha kryetari Bexheti.

“Do të doja t’ju përçoj dy pikat kryesore, që mua më lanë përshtypje nga ky takim, ashtu siç e thatë edhe ju, që një bashkëpunim të jetë afatgjatë duhet që ai në vazhdimësi të ketë risi, pra të mos jetë rutinor. Pika tjetër për të cilën desha t’ju uroj është se ju i hapët çështjet për të cilat brengoseni dhe që janë shumë të rëndësishme. Desha t’ju uroj për bindjen dhe brengën me të cilën bisedoni me njerëzit”, tha ushtruesja e detyrës së ambasadorit të Francës në Maqedoni, Isabelle Guisnel.

Dhe pikërisht për këtë, tha ajo, ne do të përpiqemi të kemi parasysh brengosjet dhe nevojat tuaja që të mundemi sa më mirë t’u përgjigjemi atyre dhe t’ju ndihmojmë në bashkëpunimin tonë të ardhshëm.

Ushtruesen e detyrës së ambasadorit të Francës në Maqedoni, Isabelle Guisnel poashtu ka takuar edhe liderin e PDSH-se Menduh Thaçi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *