Home / Lajme / Maqedoni / FRI organizon takim ndërfetar

FRI organizon takim ndërfetar

Shkup, 19 nëntor
Në këtë seminar marrin pjesë 35 anëtarë nga mbi 15 shtete evropiane dhe të cilët përfaqësojnë komunitetet e ndryshme fetare në Evropë. Në ditën e parë dhe të dytë të këtij seminari prezent ishin edhe përfaqësues nga zyra e Unionit Evropian si dhe nga zyra e Misionit të OSBE-së në Maqedoni, të cilët përcollën punimet gjatë seancave të para, ku në mes tjerash u prezentuan raportet e shteteve.Përveç qasjeve dhe diskutimeve të ndryshme në mesin e participientëve, në këtë seminar me tezat e tyre u prezentuan dy ligjerues eminent.

Urim Hasipi
Në hotel Continental këtyre ditëve po zhvillohen punimet e seminarit trajnues për bashkëpunim ndër-fetar me qëllim të kapërcimit të diskriminimit dhe paragjykimeve në Evropë, me titull “Të drejtat e njeriut kundrejt fundamentalizmit”. Seminari në fjalë është organizuar nga Këshilli Ekumenikal për të rinj në evropë në partneritet me forumin e organizatave rinore dhe studentore Muslimane në Evropë (FEMYSO) si dhe në bashkëpunim me Forumin Rinor Islam në Maqedoni.

Në këtë seminar marrin pjesë 35 anëtarë nga mbi 15 shtete evropiane dhe të cilët përfaqësojnë komunitetet e ndryshme fetare në Evropë. Në ditën e parë dhe të dytë të këtij seminari prezent ishin edhe përfaqësues nga zyra e Unionit Evropian si dhe nga zyra e Misionit të OSBE-së në Maqedoni, të cilët përcollën punimet gjatë seancave të para, ku në mes tjerash u prezentuan raportet e shteteve.Përveç qasjeve dhe diskutimeve të ndryshme në mesin e participientëve, në këtë seminar me tezat e tyre u prezentuan dy ligjerues eminent.

Bashy Quraishy, kryetar i rrjetit evropian për luftë kundër racizmit si dhe aktivist i njohur në sferën e të drejtave të njeriut dhe mediave nga Danimarka, në ligjeratën e tij të parë u koncentrua në nocionin e të drejtave të njeriut si dhe nevojën e plotësimit dhe afirmimit të tyre, me ç’rast përmendi shkeljen e të drejtave fetare në emër të të drejtave të njeriut. Ndërsa në lidhje me termin fundamentalizëm, ai përmendi se një nocion i këtillë në esencë është pozitiv, por i cili është keqpërdorur dhe vazhdon të keqpërdoret, duke i dhënë konotacion negativ, sidomos kur vijnë në shprehje muslimanët, tha ai.

Në ligjeratën e dytë Quraishy u fokusua në fenomenin e islamofobisë si dhe rolin negativ që e luajnë mediat në nxitjen e paragjykimit dhe urrejtjes ndaj muslimanëve.

Ligjeruesi i dytë, Juris Calitis, profesor i teologjisë në Universitetin e Latvisë, bëri një qasje filozofike ndaj termit të drejtat e njeriut, me ç’rast theksoi se ky nocion në të shumtën e rasteve përdoret për promovimin e agjendës sekulariste si dhe interesave të caktuara, duke u shfrytëzuar në shumë raste si paravan për të shkatërruar shoqëri të tëra.

Konstatimi i përbashkët i të dy ligjeruesve ishte se nuk është fundamentalizmi ai i cili paraqet problem, por ajo që duhet të luftohet në ditët e sotme është ekstremizmi, qoftë ai fetar, etnik apo politik.Punimet e këtij seminari do të mbarojnë të shtunën e ardhshme kur edhe pritet të miratohen rezultatet përfundimtare si dhe projektet për të ardhmen.

Ndryshe, seminari në fjalë është vazhdimësi e një kampanje e cila ka filluar në vitin 2007 në Greqi, e cila vazhdoi në vitin 2008 në Shqipëri, e që për momentin mbahet në Maqedoni, dhe e cila në vitin e ardhshëm do të mbarojë në Bosnjë.

Kjo kampanjë është përkrahur financiarisht nga Këshilli i Evropës si dhe Komisioni Evropian.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *