Home / Sport / Gago kërkon të huazohet te Boca

Gago kërkon të huazohet te Boca

Mesfushori i Real Madridit, argjentinasi Fernando Gago ka apeluar te krerët madrilen të huazohet te skuadra Boca Juniors gjatë miniafatit kalimtar të janarit, shkruan të martën gazeta spanjolle “AS”.

Gago 23-vjeçar këtë edicion te Real Madridi ka patur një minutazhë shumë të vogël dhe nuk është në planet e trajnerit Manuel Pellegrini, që favorizon Lassana Diarran dhe Xabi Alonson. Gago beson se huazimi te Boca Juniors do t’i mundësojë atij të ftohet nga Përfaqësuesja e Argjentinës të luajë në Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Gago në “Santiago Bernabeu” është transferuar në vitin 2007 nga Boca Juniors dhe deri më tani për Real Madridin ka regjistruar 100 ndeshje në të gjitha garat. Për Gagon interesim ka treguar edhe skuadra italiane Fiorentina.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *