Home / Lajme / Maqedoni / Gazetari unikate kundër Enciklopedisë

Gazetari unikate kundër Enciklopedisë

25 nëntor-
Historiografia maqedonase non-stop po falsifikon figurat e ndritura të shqiptarëve si Skënderbeun, Nënë Terezën dhe Lekën e Madh. ASHAM është institucion i shtetit dhe kjo enciklopedi është projekt i shtetit dhe përgjegjësia është e shtetit. Botimi i kësaj Enciklopedie në këtë kohë nuk është e rastësishme por është e qëllimshme dhe paralajmërimet ndaj kësaj Enciklopedie nuk kanë munguar. Ndërkaq, analisti dhe gazetari Branko Gerovski tha se shkenca maqedonase me këtë Enciklopedi e humbi kredibilitetin para opinionit ndërkombëtar. “Në këtë libër janë përfshirë reagimet e gazetarëve, për provokimin e pamfletit të Blazhe Ristvskit.

Urim HASIPI
Tetovë, 25 nëntor – Promovimi i librit “Enciklopedia-Reagime” nga gazeta “Koha”, në UEJL ka tubuar akademikë, shkrimtarë dhe intelektualë të tjerë, të cilët kanë folur rreth domethënies së kësaj vepre. Në këtë libër janë përmbledhur tekstet që janë botuar në gazetën “Koha”, tekste këto kryekëput që kanë të bëjnë me reagimet e analistëve, politikanëve, institucioneve të ndryshme rreth botimit të Enciklopedisë maqedonase.

Politikani dhe shkrimtari nga Shqipëria, Sabri Godo, në fjalimin e tij, ka ngritur lartë punën e gazetës “Koha”, të cilën ai e ka cilësuar “si një eksperiencë unike të gazetarisë shqiptare”.

“Kur dikush të pyet pas njëzet vjetëve se çka ka ndodhur në Maqedoni rreth vitit 2009, do të thonë që pati një tronditje shoqërore. Po çfarë ishte ajo? Ata që do pyesin do të mund të marrin përgjigje në këtë libër. Këtu janë përmbledhur mendime dhe shqetësimet e 90 autorëve të ndryshëm në një libër rreth 340 faqesh”, theksoi Godo. Ai ka potencuar se asnjë media shqiptare më parë nuk ka ndërmarrë një nismë kaq të madhe siç ka bërë “Koha”.

“Kjo është një eksperiencë unike në gazetarinë shqiptare. Mua nuk më duket të ketë ndodhur një gazetë që të ketë marrë përsipër dhe të ketë përmbledhur tërë debatin që bëhet për një çështje, ashtu si ka bërë gazeta Koha.

Unë e shoh si një gazetë luftarake, sidomos në këtë rast për një çështje të drejtë, edhe vetes i jap privilegjin të quhem bashkëpunëtor të kësaj gazete, që ka një qarkullim mjaft të mirë në Maqedoni”, ka thënë ai, duke evokuar vizitën e vitit 1992, kur kishte vërejtur një varfëri mediale të shqiptarët këtu. Ndërsa, Godo thotë se tani gjërat në këtë drejtim kanë lëvizur shumë përpara. “Tani shqiptarët mund të mburren se kanë një shtyllë të tyre, dhe unë këtë e konsideroj një gjë të gëzueshme.

Është një shenjë e mirë e përparimit dhe e përhapjes së kulturës dhe vetëdijes. Ky incident që ndodhi me Enciklopedinë është çështje e mbyllur, sepse më në fund ata që e përkrahën këtë Enciklopedi dhe ata që e quajtën si librin e shtetit, si vetë kryeministri, duke u ndodhur para një reagimi të madh shoqëror dhe politik, tërhoqën hap pas hapi atë që duhej dhe të tërheqin nga qarkullimi”, tha ai.

“Unë do të doja që ky libër të ketë përhapje edhe në Shqipëri dhe është, unë them, një plotësim i cili nuk mund të zëvendësohet”, potencoi Godo. Ndërkaq, akademik Ali Aliu, njëri nga protagonistët që vazhdimisht ka reaguar kundër Enciklopedisë Maqedonase u shpreh se prirja e urrejtjes shqetëson më shumë se sa ajo që është shkruar dhe trilluar ndaj shqiptarëve në Enciklopedi.

“Ngjarjet kanë arritur deri në atë shkallë sa Akademia është një proces të zgjedhjes dhe emërimit të Këshillit redaktues të Enciklopedisë së re. Emërimi i redaksisë së re, në të cilën do të jetë njëri nga anëtarët e rregullt shqiptar në këtë akademi me zgjedhe të Këshillit dhe Institutit leksikografik në kuadër të akademisë. Këto dy institucione janë në proces të zgjedhjes. Me sa di unë, brenda këtij muaji duhet të bëhet dhe të fillojë puna për Enciklopedinë e re”, tha ai.

Akademiku Aliu ka shfaqur shqetësimin e pa përmendur më parë, për siç tha, ajo që është spekulim shkencor lidhur me të kaluarën, gjuhën, kulturën shqiptare nuk më shqetësojnë, për arsye se nga ajo që është stabilizuar një shkencë universale dhe e mirënjohur, këtë stabilizim nuk ka si ta zhvendos nga vendi ku ajo e ka.

“Ajo që më ka shqetësuar ka qenë një mosdurim që manifestohet aty-këtu që e kalon kufirin dhe ndjell urrejtje. Urrejtje ndaj shqiptarëve.

Dhe ajo ka qenë që më ka shqetësuar më shumë, dhe neve si shoqëri, është se ai libër i Enciklopedisë është vetë shkatërrues për shoqërinë dhe ajo urrejtje në vend që të zhduket dhe fshihet, ajo herë pas here fillon të thellohet”, tha akademiku Aliu.

Ai si segment shqetësues ka përmendur disa media që sipas tij, e ushqejnë këtë urrejtje dhe mosdurim dhe bëjnë shërbim vetë shkatërrues në Maqedoni.

“Unë kësaj radhe do jem i drejtpërdrejtë, do jem i lirë. Nëse një raport ndëretnik në Maqedoni krijohet përmes një Llatasi, ose siç është një emision i quajtur Zëri i Popullit, ose një emision i bumbarëve ose siç është një emision me byrekun, që fatkeqësisht që janë shtylla të sëmura të një partie që është në pushtet, nuk mund të presin diçka më të mirë nga ajo që ndodhi me Akademinë. Do të kishte një mirëqenie njerëzore, sikur të mos ishin këta burime dhe këto mosdurime duhej të ishin në frymën e afrimit.

Kjo është një fatkeqësi që ndodhen tërë ditën, gjatë 24 orëve tek ne. Ne s’jemi të fuqishëm ti themi stop këtij mosdurimi. Nga përvoja, këta emisione janë në terminet më të goditura dhe japin një infektim tek masa e painformuar dhe ajo masë do të reagojë si e tillë. Unë e çmoj shumë gazetarin Branko Gerovski i cili është një hero dhe një Don Kishot, i cili u bënë luftë këtyre që përmenda më herët. Ana shkencore lidhur me të kaluarën shqiptare nuk më shqetëson, por më shqetëson prirja për urrejtje dhe kujtoj atë pikërisht ta luftojmë të gjithë”, tha akademiku Ali Aliu.

Akademiku nga Kosova, Esat Stavileci, tha se çështjen e Enciklopedisë maqedonase e ka ngritur edhe në nivel të Akademisë evropiane dhe botërore. “Së pari përgëzoj gazetën Koha për këtë libër të botuar dhe për të gjithë atë që ka bërë për t`iu përgjigjur në mënyrë të organizuar Enciklopedisë maqedonase.

Unë mendoj se puna do t’u ngelet institucioneve që të përgjigjen me forcën e argumenteve ndaj të pavërtetave që janë përmban enciklopedia. Nuk është shkencë ajo që i ngre përmendore politikës, as ajo së cilës politika i ngre përmendore.

Tragjedia e madhe e shkencës është kundërshtimi i hipotezës së bukur me pamje të shëmtuar. Shkrimi im i parë i botuar në këtë libër bën fjalë se edhe pse akademikët maqedonas kanë paralajmëruar tërheqjen e Enciklopedisë, pasi e kanë kryer punën e vet, shqiptarët nuk guxojnë të tërhiqen pa mos e kryer punën e vet për përgënjeshtrimin e të dhënave që përmban Enciklopedia maqedonase.

Shqiptarët në Maqedoni nuk janë vetëm gatues byrekësh dhe gatues të ëmbëlsirave, por janë të arsimuar dhe kulturuar dhe të aftë për t’i dalë zot çështjes së vet dhe kombit të vet. Në reagimin tim kam parashtruar edhe disa pyetje se kjo që bëri ASHAM, nuk është produkt i vet, por ka marrë si model Akademinë e Serbisë, e cila i quante shqiptarët paranjerëzor të cilët vareshin me bisht në drunj, kurse ASHAM i quan shqiptarët njerëz të malit.

Historiografia maqedonase non-stop po falsifikon figurat e ndritura të shqiptarëve si Skënderbeun, Nënë Terezën dhe Lekën e Madh. ASHAM është institucion i shtetit dhe kjo enciklopedi është projekt i shtetit dhe përgjegjësia është e shtetit. Botimi i kësaj Enciklopedie në këtë kohë nuk është e rastësishme por është e qëllimshme dhe paralajmërimet ndaj kësaj Enciklopedie nuk kanë munguar. Ndërkaq, analisti dhe gazetari Branko Gerovski tha se shkenca maqedonase me këtë Enciklopedi e humbi kredibilitetin para opinionit ndërkombëtar. “Në këtë libër janë përfshirë reagimet e gazetarëve, për provokimin e pamfletit të Blazhe Ristvskit.

Provokimi i ashtuquajtur Enciklopedia maqedonase, finalja e këtyre reagimeve, patjetër të jap rezultat me bërjen e një Enciklopedie të re, e cila do të përfshinte të kaluarën dhe të ardhmen e Maqedonisë. Me enciklopedinë e Blazhe Ristevskit, humbet kredibiliteti i shkencës maqedonase tek fqinjët, por edhe në sytë e bashkësisë ndërkombëtare”, tha analisti Branko Gerovski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *