Home / Lajme / Maqedoni / Gjatë 24 orëve të fundit 35 raste të reja të virusit A (H1N1)

Gjatë 24 orëve të fundit 35 raste të reja të virusit A (H1N1)

Shkup, 14 nëntor
Në kumtesë theksohet se në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile, në 24 orët e kaluara janë hospitalizuar katër pacientë, por njëkohësisht katër nga pacientët ekzistues janë lëshuar nga spitali, tek të cilët është konstatuar largim i tërësishëm i simptomeve nga tipi i ri i gripit.

Urim Hasipi
Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Institutit për shëndet publik, janë marrë 35 rezultate pozitive nga tipi i ri i virusit A(H1N1).

Në kumtesë theksohet se në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile, në 24 orët e kaluara janë hospitalizuar katër pacientë, por njëkohësisht katër nga pacientët ekzistues janë lëshuar nga spitali, tek të cilët është konstatuar largim i tërësishëm i simptomeve nga tipi i ri i gripit.

Për momentin në klinikë janë të hospitalizuar 25 pacientë, nga të cilët 11 janë me tip të konfirmuar të virusit A (H1N1), përderisa të tjerët janë me sëmundje tjera respirative. Të gjithë pranojnë terapi përkatëse të medikamenteve dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga fillimi i paraqitjes së tipit të ri të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë, nga 273 të regjistruarit pozitivë, mbi 200 persona janë shëruar me sukse, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *