Home / Lajme / Maqedoni / Gjelbërohet Tetova

Gjelbërohet Tetova

25 nëntor-
“Kemi marrë këtë iniciativë me kërkesë të kryetarit të komunës së Tetovës që të gjelbërojmë qytetin. Do të mbjellim afërsisht rreth 500 drunj në bulevardin “Iliria”, nga unaza te Universiteti i Evropës Jug Lindore e deri te posta e qytetit, më pas do të vazhdojmë nga hotel ‘Liraku’ deri në dalje të qytetit ”, tha Musadik Beqiri, drejtor i Ndërmarrjes Publike “Geoinzhenering”.

Të mërkurën në bulevardin “Ilinden” kanë filluar punimet për rregullimin e parqeve dhe pjesëve në mes korsive. Gjatë fillimit të punimeve dhe mbjelljes së fidanëve, të pranishëm kanë qenë kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr Sadi Bexheti dhe drejtori i ndërmarrjes “Geoinzhenering”, Musadik Beqiri. “Do ta bëjmë Tetovën të gjelbër, do t’i rregullojmë të gjitha parqet në Tetovë dhe këtij qyteti do t’i japim pamjen e një qyteti evropian. Ky qytet është lënë pas dore dhe një intervenim i këtillë ishte i domosdoshëm” , tha kryetari i komunës së Tetovës Prof.Dr. Sadi Bexheti. Ai ka mbjell drurin e parë në bulevardin “Iliria”, ndërsa më pas ka vazhduar të përcjell rrjedhën e punimeve .

“Kemi marrë këtë iniciativë me kërkesë të kryetarit të komunës së Tetovës që të gjelbërojmë qytetin. Do të mbjellim afërsisht rreth 500 drunj në bulevardin “Iliria”, nga unaza te Universiteti i Evropës Jug Lindore e deri te posta e qytetit, më pas do të vazhdojmë nga hotel ‘Liraku’ deri në dalje të qytetit ”, tha Musadik Beqiri, drejtor i Ndërmarrjes Publike “Geoinzhenering”. Sipas Beqirit, kjo ndërmarrje do të rregulloj edhe unazat që gjenden në bulevardet e rëndësishme si dhe rrugët e ndryshme që ndodhen në qytet. Drunjtë të cilët do të mbillen janë sjellë nga Holanda nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Maqedoni dhe ata janë zotuar që këto drunj të mbillen me standarde evropiane që Tetovës t’i jepet një pamje e re.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *