Home / Sport / Gjendet në Tiranë makina e vjedhur e Xhenaro Gatuzos

Gjendet në Tiranë makina e vjedhur e Xhenaro Gatuzos

Është sekuestruar sot në Tiranë automjeti që i ishte vjedhur mesfushorit të Milanit më 2 tetor të vitit 2006 në Itali.

Aksioni është kryer sot nga skuadra e Antitrafikut të Tiranës. Sipas informacioneve të para, makina tip Range Rover ka hyrë në territorin shqiptar nga një shtetas italian. Në momentin e bllokimit, automjeti kishte targat TR 0056 P, ndërsa targat origjinale në Itali ishin CW 5422 G.

Menjëherë kanë nisur procedimet për zotëruesin e makinës së vjedhur të Gatuzos, ndërkohë që po hetohet edhe për të zbuluar mënyrën se si automjeti është cikluar dhe targuar në Shqipëri.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *