Home / Lajme / Rajon / Gjykata: Burg në Mungesë për Taçin dhe truprojat

Gjykata: Burg në Mungesë për Taçin dhe truprojat

5 nëntor-
Avokatët mbrojtës të dy truprojave të Rezart Taçit, deklarun se do ta apelojne vendimin e gjykatës, duke rrëzuar pretendimin e akuzës se gazetari Mero Baze është qëlluar për shkak të detyrës

Shiqëri
Senat Zylbehari
Gjykata e Tiranës ka shpallur masën e arrestit me burg pa afat për Rezart Taçin dhe dy truprojat e tij të arrestuar dy ditë më parë. Bisnesmeni është shpallur person në kërkim ndërsa vlerësimi i masës së sigurisë për dy truprojat e tij u dha sot nga gjyqtarja e çështjes.

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndryshe nga shumë seanca parardhëse është zhvilluar me dyer të hapura vetëm për dy televizionet Vizion Plus dhe Top Channel. Kjo me arsyetimin se me shumë gazetarë dhe kameramanë brenda sallës së stërmadhe të gjykatës do të krijohej kaos dhe zhurmë.

Avokatët mbrojtës të dy truprojave të Rezart Taçit, deklarun se do ta apelojne vendimin e gjykatës, duke rrëzuar pretendimin e akuzës se gazetari Mero Baze është qëlluar për shkak të detyrës.

Korçë, Në pranga vrasësi i shokut të dehur

Policia e Korçës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Florian Bazi, i cili akuzohet se është autori i vrasjes së shokut të tij Ilir Sietllari dy ditë më parë në fshatin Udenisht të Pogradecit. Kufoma e viktimës u gjet nga uniformat blu në një kanal në afërsi të fshatit.

Mësohet se pas goditjes nga shoku i tij, viktima ka rënë në kanal ku ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë. Sipas policisë në momentin e sherrit të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Elbasan, arrestohet i dyshuari me 30kg drogë

Një 22-vjeçar nga Korça është vënë në pranga nga policia e Qarkut te Elbasanit me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike. Ermal Shaholli u ndalua në afërsi të fshatit Katund i Ri, pasi nuk i ishte përgjigjur më parë thirrjes së policisë. Nga kontrolli në mjetin e tij u sekuestruan 30 kilogram lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Artan Ago të dyshuar si bashkëpunëtor të tij.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *