Home / Lajme / Maqedoni / Gostivari i përgatitur për stinën e dimrit

Gostivari i përgatitur për stinën e dimrit

4 nëntor-Një pjesë në ndërmarrjen “Komunalec”, ndërsa pjesa tjetër nga operatorët kryesorë të cilët i kanë përmbushur kushtet sipas tenderit të shpallur. “Nuk mund të përcaktohet kostoja e Komunës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, sepse ajo do të varet nga vëllimi i intervenimeve të operatorëve kryesorë”, theksoi kryetari Osmani

Senat Zylbehari

Gostivar, Në prag të stinës së dimrit, kur tashmë kanë filluar edhe reshjet e para të borës, Komuna e Gostivarit është duke i bërë përgatitjet e fundit për shpërndarjen e punëve për mirëmbajtjen e rrugëve në qytet dhe në vendbanimet rurale në territorin e komunës së Gostivarit. Sipas kryetarit të komunës së Gostivarit, procedurat për zgjedhjen e realizuesit kanë përfunduar dhe se qasja ka qenë një qasje e diversifikimit në më tepër operator.

“Ne kemi përcaktuar pesë destinacione të mirëmbajtjes dhe sot ose nesër do të përcaktojmë ofertuesin më të mirë. Do të jenë së paku pesë firma kryesore dhe të njëjtave do t’u japim obligime që të zgjedhin edhe nënoperatorë, me qëllim që të mos kemi asnjë problem me mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit. Jam i bindur se këtë vit mirëmbajtja e rrugëve gjatë sezonit të dimrit do të jetë më e suksesshme në dhjetëvjeçarin e fundit”, pohon kryetari i komunës së Gostivarit Dr. Rufi Osmani.

Pjesa dërmuese e sasisë së kripës dhe materialeve tjera të nevojshme, tashmë është siguruar. Një pjesë në ndërmarrjen “Komunalec”, ndërsa pjesa tjetër nga operatorët kryesorë të cilët i kanë përmbushur kushtet sipas tenderit të shpallur. “Nuk mund të përcaktohet kostoja e Komunës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, sepse ajo do të varet nga vëllimi i intervenimeve të operatorëve kryesorë”, theksoi kryetari Osmani

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *