Home / Lajme / Maqedoni / Greqia heq vizat për qytetarët e Maqedonisë

Greqia heq vizat për qytetarët e Maqedonisë

25 nëntor-
Lajmi është kumtuar nga burime diplomatike greke për mediat në Shkup, ku ndër të tjera theksohet se parafimi i këtij protokolli parasheh që qytetarët e Maqedonisë nga 30 nëntori mund të udhëtojnë pa viza.

Greqia dhe Komisioni Evropian firmosën protokollin me të cilin qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë pa viza në Greqi.

Lajmi është kumtuar nga burime diplomatike greke për mediat në Shkup, ku ndër të tjera theksohet se parafimi i këtij protokolli parasheh që qytetarët e Maqedonisë nga 30 nëntori mund të udhëtojnë pa viza.

Mirëpo vizat do të jenë në fuqi për ata që posedojnë pasaportat e vjetra. Marrëveshja parasheh që qytetarët e Maqedonisë gjatë hyrjes në Greqi të pajisen me një formular me të dhënat bazë, i cili duhet t`i kthehet autoriteteve greke gjatë lëshimit të territorit grek.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *