Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski mendon për dorëheqje?

Gruevski mendon për dorëheqje?

22 nentor
Qeveria, e udhëhequr nga Stavrevski, do të funksiononte deri në zgjedhjet e parakohshme, në pranverë të vitit të ardhshëm. Nuk përjashtohet mundësia që ato të organizohen në të njëjtën ditë me referendumin për çështjen e emrit. Gruevski është duke i bërë llogaritë përfundimtare, nëse ky do të ishte varianti më i mirë për plotësuar obligimin për ndryshim të emrit deri më 7 dhjetor, në njërën anë, dhe ruajtje të rejtingut të nevojshëm për të fituar edhe në zgjedhjet e parakohshme, në anën tjetër.

Shkup, 22 nëntor – Dorëheqja në postin e kryeministrit është një nga variantet të cilin e shqyrton kryeministri Nikolla Gruevski me ekipin e tij, si formë për t’i ikur përgjegjësisë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, njoftuan për ueb portalin “Zhurnal” diplomatë perëndimorë në Shkup, me kusht anonimiteti.

Sipas këtyre burimeve, i ballafaquar me presionin e madh për t’u pajtuar me ndryshimin e emrit deri në fund të nëntorit të këtij viti, Gruevski shqyrton mundësinë për dorëheqje nga posti i kryeministrit, por të mbetet kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Sipas këtij varianti, me procedurë të përshpejtuar do të zgjidhej kryeministër i ri, ose deri në ndryshimin e emrit, Qeveria do të udhëhiqej nga zëvendësi i parë i Gruevskit, Zoran Stavrevski. Në këtë mënyrë, përgjegjësia për ndryshimin e emrit do t’i mbetej presidentit Georgi Ivanov, ushtruesit të detyrës kryeministër Zoran Stavrevski dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski.

Qeveria, e udhëhequr nga Stavrevski, do të funksiononte deri në zgjedhjet e parakohshme, në pranverë të vitit të ardhshëm. Nuk përjashtohet mundësia që ato të organizohen në të njëjtën ditë me referendumin për çështjen e emrit. Gruevski është duke i bërë llogaritë përfundimtare, nëse ky do të ishte varianti më i mirë për plotësuar obligimin për ndryshim të emrit deri më 7 dhjetor, në njërën anë, dhe ruajtje të rejtingut të nevojshëm për të fituar edhe në zgjedhjet e parakohshme, në anën tjetër.

I vetmi problem mbetet bashkësia ndërkombëtare, e cila vështirë se do të toleronte akrobacione të këtilla në prag të zgjidhjes së një çështje aq të rëndësishme për Maqedoninë dhe rajonin, njofton portali Zhurnal

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *