Home / Lajme / Maqedoni / Grusveki:Ska ligj per pjestaret e UÇK-së!

Grusveki:Ska ligj per pjestaret e UÇK-së!

26 nëntor-
Ndërkohë ministri i punës dhe politikës sociale, Xhelal Bajrami, refuzoi të komentojë zhvillimet rreth zgjidhjes të statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Bajrami thotë se nuk ka çfarë të komentojë pasi që mbështet deklaratën e disa ditëve më parë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti ku sipas këtij të fundit statusi i ish ushtarëve të UÇK-së do të zgjidhet sipas ligjeve ekzistuese dhe se nuk ka hapësirë për polemika as mes partnerëve të koalicionit qeveritar, e as brenda strukturave të BDI-së.

Kryeministri Nikolla Gruevski sot edhe njëherë përsëriti qëndrimin lidhur me zgjidhjen e statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së. Gruevski i quajti spekulime pohimet se gjoja do të ketë të drejta speciale, apo ligje të reja për pjesëtarët e UÇK-së.
“Në këtë pyetje gjatë seancës së fundit që kishim pyetje nga deputetë, u pyeta nga ana e dy deputetëve dhe unë dy herë dhashë përgjigje kështu që edhe mëtej mbështes atë përgjigje kështu që deputeti përgjigjen mund ta gjej në stenogram”, deklaroi Nikolla Gruevski – kryeministër.
“Kryeministri thotë se herën që kaloi na është përgjigjur! Pse po frikoheni, dilni sikur që dilni edhe për gjëra tjera në konferenca për shtyp dhe tregoni se ne këtë çështje e kemi zgjidhur kështu, të rreshtuar të gjithë ministrat e Qeverisë VMRO-DPMNE dhe BDI”, theksoi Goran Sugarevski – deputet i LSDM-së.

Ndërkohë ministri i punës dhe politikës sociale, Xhelal Bajrami, refuzoi të komentojë zhvillimet rreth zgjidhjes të statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Bajrami thotë se nuk ka çfarë të komentojë pasi që mbështet deklaratën e disa ditëve më parë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti ku sipas këtij të fundit statusi i ish ushtarëve të UÇK-së do të zgjidhet sipas ligjeve ekzistuese dhe se nuk ka hapësirë për polemika as mes partnerëve të koalicionit qeveritar, e as brenda strukturave të BDI-së.

“Unë do i përmbahem deklaratës së fundit dhënë nga kryetari i partisë, zoti Ali Ahmeti. Në lidhje me këtë çështje do të përmbahemi nga deklaratat përderisa nuk gjendet një zgjidhje…Mendoj se u prononcova për këtë”, tha ministri Bajrami.

“Unë mendoj që këto çështje as nuk duhet të politizohen, e as nuk duhet të polemizohen mes partnerëve të koalicionit, apo mes strukturave brenda organizmit të BDI-së. Ne duhet të kemi një zgjidhje dhe mendoj që është zgjidhje që ndihmon stabilitetin paqen, sigurinë, brenda Maqedonisë, brenda shtetin tonë. Dhe statusi i këtyre njerëzve duhet të zgjidhet konform ligjeve ekzistuese të vendit.

Statusi i këtyre njerëzve duhet të zgjidhet dhe unë mendoj që kam qenë shumë i qartë, konform ligjeve ekzistuese të vendit“, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, më 07 nëntor 2009.
Zgjidhja e statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së, shkaktoi një sërë polemikash pas deklaratave kontradiktore të ministrit të punës Bajrami dhe zëvendësit të tij, Ristovski për çështjen e grupeve të punës.
Ministri i punës dhe politikës sociale, Xhelal Bajrami kohë më parë kishte deklaruar se deri në fund të vitit do të ketë zgjidhje për personat e dëmtuar nga konflikti i vitit 2001 e që ishin pjesëtarët të ish-UÇK-së.Alsat

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *