Home / Lajme / Maqedoni / Hapet ambasada e Maqedonisë në Kosovë

Hapet ambasada e Maqedonisë në Kosovë

11 nëntor-
Qeveria e Maqedonisë në seancën e mbrëmshme vendosi që zyrën për komunikim në Prishtinë ta ngrejë në nivel të ambasadës, që do të thotë se nga dita e sotme kemi ambasadë në Prishtinë, pra në Republikën e Kosovës

Stojan Karajanov është ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Kosovës. Statusi i zyrës aktuale e Maqedonisë për komunikim që gjendet në Prishtinë, me vendim të Qeverisë është ngritur në ambasadë. Qeveria së pret që këtë hap të sajin ta ndjek edhe Qeveria e Kosovës me atë që së shpejti pritet që kjo e fundit të hap ambasadën e saj në Shkup. “Qeveria e Maqedonisë në seancën e mbrëmshme vendosi që zyrën për komunikim në Prishtinë ta ngrejë në nivel të ambasadës, që do të thotë se nga dita e sotme kemi ambasadë në Prishtinë, pra në Republikën e Kosovës. Qeveria gjithashtu ka iniciuar edhe procedurën për emërimin e ambasadorit. Mendojmë që është një hap pozitiv i cili pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike tanimë po ngritet edhe në nivel ambasadorësh dhe besojmë se ky hap do të ndiqet edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që shumë shpejtë të kemi ambasadë edhe këtu në Shkup”, deklaroi zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdylaqim Ademi. Këtij procesi i parapriu shënimi fizik i kufirit dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve që ndodhi më 17 tetor të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *