Home / Sport / Harallampie Haxhi Risteski për herë të tretë zgjidhet kryetar i FFM-së

Harallampie Haxhi Risteski për herë të tretë zgjidhet kryetar i FFM-së

Kryetari i deritashëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Harallampie Haxhi Risteski sot për herë të tretë është zgjedhur në krye të federatës.

Në Kuvendin Zgjedhor, që u mbajt sot në Shkup, nga 97-të delegatë me të drejtë vote, votuan 85. Nga ata, 82 votuan për Haxhi-Risteskin, ndërsa kundërkandidati i tij Bllagoja Nikollovski mori vetëm tre vota.

Menjëherë pas fitores, e cila për kryetarin e rizgjedhur don të thotë katër vite të reja në krye të FFM-së, Haxhi Risteski bëri thirje për bashkim mes punëtorëve të futbollit.

“Dua që të gjithë mosmarëveshjet ndërmjet personave që punojnë në futboll të tejkalohen. Besoj se me ndihmën e Agjensisë për Rini dhe Sport, Regjistrit Qëndror dhe disa institusioneve tjera të Qeverisë problemet dhe papajtueshmëritë do ti zgjidhim për të mirën e futbollit. FFM-ja ka shumë projekte të hartuara të cilët në periudhën e ardhëshme do të realizohen. Njëri prej tyre është Qendra e madhe stërvitore në Shkup, ku do të jetë edhe “Shtëpia e re e Futbollit” u shpreh Haxhi Risteski.

Para votimit për zgjedhje të kryetarit, Kuvendin e lëshuan disa delegatë, në mesin e të cilëve ishte edhe kandidati për kryetar Bllagoja Nikollovski. Pikërisht Nikollovski në foltore mohoi disa Lidhje futbollistike si : Gjevgjeli, Negotinë, Demir Hisar, Manastir, Vallandovë dhe Makedonski Brod.
Kuvendin e lëshuan edhe delegatët e Lidhjes të Futbollit të Strumicës, me arsyetim se kandidatit të tyre Masar Omeragiq nuk i është lejuar të kandidohet për kryetar të FFM-së.
Delegatët e Kuvendit Zgjedhor e miratuan Llogarinë përfundimtare, Buxhetin për vitin 2009 dhe Raportin për revizionin e pavarur.
FFM-ja në periudhën e ardhëshme do të ketë Këshill të ri Drejtues, si dhe nënkryetar të ri. Në vend të nënkryetarit të deritashëm të Federatës Rexhep Bexhetit, nënkryetar i ri do të jetë pronari i Renovës Qenan Idrizi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *