Home / Sport / Henri: Doja të largohesha nga kombëtarja

Henri: Doja të largohesha nga kombëtarja

Në një deklaratë për të përditshmen sportive franceze “L’Equipe”, Tieri Henri akuzoi federatën e futbollit në Francë se e braktisi pas ndeshjes së shumëpërfolur me Irlandën.

Jo vetëm kaq, por kapiteni i “Gjelave” ka deklaruar se e mendoi edhe një tërheqje të mundshme nga ekipi kombëtar. “Pas ndeshjes dhe në ditët në vijim jam ndier vetëm, atyre iu dëgjua zëri vetëm pas faljes sime publike”, tha midis të tjerash sulmuesi i Barcelonës.

Për Henrinë, kjo sjellje është e papranueshme: “Do të luftoj deri në fund, por nuk do të harroj kurrë”. Megjithëse ndeshja me Irlandën tashmë ka përfunduar, ai rikthehet të flasë përsëri për atë episod shumë të diskutuar.

“Mbështetja e familjes sime ishte tepër e rëmdësishme për të marrë vendimin e duhur. Nuk ishte hera e parë që mendova largimin, kishte ndodhur edhe në itin 2006. Por kësaj here, nëse nuk do të kishin qenë njerëzit e mi të afërt, do të kisha marrë tjetër vendim”, shtoi Henri.

Në fund, diçka edhe në lidhje me momentin e festimit pas golit që solli kualifikimin e Francës në Botëror: “Nuk duhej ta kisha bërë. Por ishte një veprim i pakontrollueshëm. Tashmë po, jam penduar. Megjithatë, nuk mendoj se ky veprim fshin çdo gjë të mirë që kam bërë në karrierën time”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *