Home / Lajme / Rajon / Heshtje zgjedhore në Kosovë

Heshtje zgjedhore në Kosovë

Prishtinë, 14 nëntor
“Që zgjedhjet të kalojnë pa incidente janë angazhuar pjesëtarë të të gjitha njësiteve policore, përfshirë edhe të njësiteve speciale”, deklaroi drejtori i Drejtorisë për planifikim dhe zhvillim të policisë së Kosovës, Gani Fetahu.

Urim Hasipi
Në Kosovë sonte fillon heshtja zgjedhore para zgjedhjeve të nesërme lokale në vend, të parat të cilat institucionet e Kosovës i organizojnë në mënyrë të pavarur.

Zgjedhjet, në të cilat kanë të drejtë vote 1,5 milionë zgjedhës, organizohen në 36 komuna, mes të cilëve tre janë të reja Graçanica, Kllokoti dhe Ranilugi.

Autoritetet në Kosovë dërguan apel deri te qytetarët për atmosferë zgjedhore korrekte dhe tolerante.

Në Kosovës nesër do të angazhohen më shumë se 5.000 policë.

“Që zgjedhjet të kalojnë pa incidente janë angazhuar pjesëtarë të të gjitha njësiteve policore, përfshirë edhe të njësiteve speciale”, deklaroi drejtori i Drejtorisë për planifikim dhe zhvillim të policisë së Kosovës, Gani Fetahu.

Zgjedhjet do t’i vëzhgojnë 2.100 përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *