Home / Sport / Ibra: Barca me spektakolare, Serie A politike

Ibra: Barca me spektakolare, Serie A politike

Zlatan Ibrahimovic flet serish kunder te shkuares se tij, duke vene ne dukje kenaqesine qe tashme ndodhet tek Barcelona.

Shtatlarti suedez dhe Interi do perballen pas nje jave, por ai shpreh bindjen se skuadra katalanadse do ta prese bileten per ne fazen tjeter te Champions League. “Interi eshte nje skuader shume e forte me lojtare qe luajne mire por jam i sigurt se ne do ecim me tej”, thekson Ibra.

Suedezi kritikon ne pergjithesi edhe futbollin italian, duke thene se Serie A eshte politike para se gjithash, ndersa ne Spanje mendohet per spektaklin. “Pak a shume tani luaj si tek Interi. Kam rolin tim si qendersulmues, ndersa ne Itali ishim dy. Barca ka nje tjeter stil dhe duhet te pershtatesh. Kete kam bere dhe une”, shton Zlatan. Ai shpreh kenaqesine per krahasimin qe i bejne me Eto’o, duke thene se kamerunasi eshte nje lojtar i madh.

Barcelona ka shpenzuar 45 milione euro dhe Eto’o per ta marre ne skuader, por Ibra nuk eshte dakort per shpenzime te tilla marramendese. “Sipas meje asnje lojtar nuk vlen kaq shume por kjo situate me ve ne presion dhe eshte normale. Te gjithe me kane pritur me krahe hapur. Ne Spanje rrezikon me shume pasi shenohen me shume gola. Eshte nje kulture e ndryshme edhe pse qellimi kryesor eshte perhere fitorja”, perfundon ish bomberi zikalter.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *