Home / Sport / Ibrahimovic mund të largohet nga kombëtarja e Suedisë?

Ibrahimovic mund të largohet nga kombëtarja e Suedisë?

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, është duke menduar të heqë dorë nga e ardhmja e tij me kombëtaren.

Ibrahimovic tashmë është lashtë takimit miqësor me Italinë për shkak të lëndimit, të cilin e pësoi në fitoren 4-2 të Barcelonës ndaj Real Mallorca.

Megjithatë mund të ndodhë që mungesa me kombëtaren e Suedisë të bëhet e përhershme pasi ai është duke menduar të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar.

“Ai ka dyshime për të ardhmen e tij me kombëtaren. Kam folur me Zlatan dhe deri sa ai të marrë vendimin, unë nuk do ta ftoj në skuadër. Për mua, gjëja më e rëndësishme është të kesh zemrën në atë çfarë bën”, ka thënë menaxheri i ri i Suedisë, Erik Hamren

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *