Home / Sport / Interi jep Balotellin për Fabregasin

Interi jep Balotellin për Fabregasin

Drejtuesit e Interit dhe Arsenalit po negociojnë për një shkëmbim të mundshëm mes sulmuesit Mario Balotelli dhe mesfushorit Cesc Fabregas, shkruan të shtunën gazeta italiane “Tuttosport”.

Sipas gazetës, ky shkëmbim futbollistësh mes Interit dhe Arsenalit do të realizohet në përfundim të këtij edicioni, pasi negociatat janë në rrugë të mirë. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është adhurues i madh i Balotellit, të cilin e ka kërkuar tashmë disa herë. Ky i fundit te Interi po ka telashe me trajnerin Jose Mourinho, i cili nuk është aspak i kënaqur me paraqitjet e tij. Në anën tjetër, spanjolli Fabregas pritet që në fund të këtij edicioni të largohet nga Arsenali dhe është opsioni i parë për Mourinhon në mesfushën e Interit për edicionin tjetër.

Fabregas kërkohet me ngulm edhe nga dy skuadrat e mëdha spanjolle Barcelona dhe Real Madrid, të cilat mund të ofrojnë deri në 60 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *