Home / Lajme / Maqedoni / Intervistë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski për Zërin e Amerikës

Intervistë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski për Zërin e Amerikës

7 nëntor
Në kuadër të vizitës disaditëshe në Uashington, së pari mora pjesë si përfaqësues nga Maqedonia në Konferencën botërore për parlamente. Kjo u shfrytëzua nga ana e jonë për më shumë takime me senatorë dhe kongresmenë. Nga ana e tyre me kënaqësi të tërësishme u pranua përparimi i tërësishëm që e ka bërë Republika e Maqedonisë. Tërësisht u njoftuan me situatën. Morëm përkrahje të tërësishme për proceset integruese që duhet të ndodhin në Maqedoni, së pari për integrimin në NATO dhe BE.

E udhëheqni delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Uashington dhe realizuat takime me senatorin Xhorxh Voinoviq dhe kongresmenët Mark Sauder dhe Heri Miçel. Për çka biseduat?

– Në kuadër të vizitës disaditëshe në Uashington, së pari mora pjesë si përfaqësues nga Maqedonia në Konferencën botërore për parlamente. Kjo u shfrytëzua nga ana e jonë për më shumë takime me senatorë dhe kongresmenë. Nga ana e tyre me kënaqësi të tërësishme u pranua përparimi i tërësishëm që e ka bërë Republika e Maqedonisë. Tërësisht u njoftuan me situatën. Morëm përkrahje të tërësishme për proceset integruese që duhet të ndodhin në Maqedoni, së pari për integrimin në NATO dhe BE.

Ndërmjetësuesi Methju Nimic paralajmëroi raund të ri të negociatave në Nju-Jork. Nëse në takimet me përfaqësues amerikanë është shfaqur shpresë se mund të vijë deri në lëvizje të procesit deri te Këshilli i ministrave të BE-së?

– Nga ana e tyre është përshëndetur përparimi i tërësishëm që e ka bërë Maqedonia, me vërejtje se megjithatë duhet lidhur me kontestin që e kemi me Greqinë të jepen disa rezultate pozitive. Nga ana ime u potencua se Republika e Maqedonisë është e interesuar për vazhdimin e negociatave. Nga ana e ndërmjetësuesit Methju Nimic është ngritur iniciativë për takim të negociatorëve, i cili ndoshta duhet të organizohet para dhjetorit dhe ku do të arriheshin rezultate, që të mundet Republika e Maqedonisë megjithatë të marrë datë për negociata. Por, të mos jetë kjo një lloj kushti që duhet të përfundojë që megjithatë deri në dhjetor të marrim datë për negociata. Ne kemi shprehur gatishmëri të tërësishme. Ua bëra me dije zotërinjve kongresmenë dhe senatorë se Republika e Maqedonisë është e gatshme për biseda në këtë temë dhe presim sa më shpejtë të fillojnë ato negociata.

A mbetet angazhimi amerikan për anëtarësim sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, paralelisht me gjetjen e zgjidhjes së kontestit për emrin?

– Të gjithë kongresmenët thanë se për tërë rajonin është shumë me rëndësi që Maqedonia sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO-s (jo vetëm Maqedonia, por edhe shtetet e tjera), për shkaqe të njohura kur vendi nuk mori ftesë në Bukuresht, dhe kërkojnë sa më shpejtë, nëse mundet të gjehet zgjidhje, por jo në rast të fundit me përcaktimin e datës së saktë deri kur duhet të përfundojë ky proces. Por, nga ana e tyre u kërkua të fillojë ky proces, të jepen disa sinjale pozitive.

Maqedonia merr pjesë me ushtarë të saj në misione në Afganistan dhe Irak. Nëse në takimet me përfaqësues amerikanë u bë fjalë për rritje eventuale të numrit të tyre, duke marrë parasysh atë se persidenti amerikan Barak Obama kryen kontroll të strategjisë në Afganistan dhe mendon për kërkesën e komandatit kryesor amerikan për përforcime shtesë?

– Jo. Nga ana e tyre është shprehur falënderim për përkrahjen e tërësishme që e jep Maqedonia në luftën botërore kundër terrorizmit. Nuk u bë fjalë për rritje të numrit, por është shprehur falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhshëm të Maqedonisë lidhur me dërgimin e ushtarëve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *