Home / Lajme / Rajon / Isa Mustafa formon parti të re ose i bashkohet AAK-së

Isa Mustafa formon parti të re ose i bashkohet AAK-së

23 nëntor-
Largimi i Mustafës nga LDK-ja nisen nga fakti se gjatë fushatës ai vazhdimisht potenconte se është “jetëshkurtër” koalicioni PDK-LDK. Ndërkohë të enjten e kaluar u përshkallëzuan ndasitë që ka ky koalicion, kur PDK-ja paralajmëroi se do ta largojë LDK-në nga qeveria, për shkak se ka lidh marrëveshje me AAK-në opozitare për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në disa komuna. Kjo ka zemëruar pa masë PDK-në, e cila, megjithatë, të premten vendosi ta vazhdojë bashkëkoalicionimin në nivel qendrore me LDK-në

Revista londineze “Jane’s Intelligence weekly”, duke analizuar rezultatet e javës së kaluar të zgjedhjeve lokale në Kosovë, shkruan për mundësinë që kandidati I LDK-së, Isa Mustafa, I cili në raundin e parë fitoi garën për kryetar të Prishtinës, të ndahet nga partia amë – LDK-ja, ose ka në opsion formimin e një parti të re apo t’i bashkohet AAK-së së Ramush Haradinaj.

Gjithë këto zhvillime revista i parasheh pas “armiqësisë” së shprehur në garën parazgjedhore për kryetar komunash midis kandidatëve të LDK-së dhe PDK-së, e që më e theksuar ishte në garën për Prishtinën. Largimi i Mustafës nga LDK-ja nisen nga fakti se gjatë fushatës ai vazhdimisht potenconte se është “jetëshkurtër” koalicioni PDK-LDK.

Ndërkohë të enjten e kaluar u përshkallëzuan ndasitë që ka ky koalicion, kur PDK-ja paralajmëroi se do ta largojë LDK-në nga qeveria, për shkak se ka lidh marrëveshje me AAK-në opozitare për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në disa komuna. Kjo ka zemëruar pa masë PDK-në, e cila, megjithatë, të premten vendosi ta vazhdojë bashkëkoalicionimin në nivel qendrore me LDK-në.

Vetëm gjatë këtij viti shumë zyrtarë të lartë në LDK-së kanë kaluar në partinë opozitare të Haradinajt. Fillimisht kësaj parti iu bashkuan ish-ministrat Blerim Kuçi dhe Haki Shatri, pastaj Burim Ramadani dhe Muharrem Shabani, po ashtu ish-zyrtarë të lartë të LDK-në.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet më 13 dhjetor dhe ka të ngjarë që në 20 komuna të fitojnë kandidatët e LDK-së ose AAK-së pasi që kanë lidh marrëveshje për përkrahje në të gjitha komunat ku kanë kandidatë, me atë që e përmbysin PDK-në.

Dhe, varësisht nga rezultatet e raundit të dytë, edhe mund të kërkohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, në pranverë të vitit të ardhshëm. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *