Home / Sport / Ish-futbollisti argjentinas goditet me plumb në kokë

Ish-futbollisti argjentinas goditet me plumb në kokë

Ish-futbollisti i kombëtares argjentinase, Fernando Kaseres është qëlluar me një plumb në kokë pas një grabitjeje me armë zjarri në rrugët e Buenos Airesit.

Kaseres është qëlluar në përpjekje për të ndaluar disa grabitës që po rrëmbenin makinën e tij tip BMË. Aktualisht ish-mbrojtësi argjentinas ndodhet i shtruar në spitalin e kryeqytetit argjentinas në gjendje kritike për jetën.

I pranishëm në spital për ta vizituar ishte edhe ish-shoku i tij në kombëtare dhe trajneri aktual i Argjentinës, Diego Armando Maradona.

“Kaseres ndodhet ne duart e Zotit tashmë, dhe unë shpresoj që ai ta ndihmoje atë”, ka deklaruar Maradona.

Fernando Kaseres, 40 vjeç ka luajtur me kombëtaren argjentinase në vitin 1993 në Kupën e Amerikës Latine, dhe në vitin 1994 në Botërorin e SHBA-së.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *