Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov i ka premtuar Tadiqit revidim të demarkacionit me Kosovën?

Ivanov i ka premtuar Tadiqit revidim të demarkacionit me Kosovën?

25 nëntor-
Këtë dilemë e ka hapur Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), partia shqiptare në pushtet përmes deputetit të sajë Safet Neziri. Ai ka thënë se BDI do të kërkojë përgjëgjësi politike nga presidenti Gjorgji Ivanov nëse konfirmohet se ka dhënë pëlqim për revidim të Marrëveshjes për Demrakacionin e Kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës

Ai ka premtuar presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov presidentit serb Boris Tadiq recidim të marrëveshjes me Kosovën për demarkacionin?

Këtë dilemë e ka hapur Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), partia shqiptare në pushtet përmes deputetit të sajë Safet Neziri. Ai ka thënë se BDI do të kërkojë përgjëgjësi politike nga presidenti Gjorgji Ivanov nëse konfirmohet se ka dhënë pëlqim për revidim të Marrëveshjes për Demrakacionin e Kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës.

“Posedojmë disa informacione për njëfarë pëlqimi të presidentit Gjorgji Ivanov për këtë çështje.
Mendoj se kjo sjellje është joserioze dhe nuk është në kuadër të politikës së jashtme zyrtare që e zhvillon Maqedonia”, ka deklaruar deputeti I BDI-së, Safet Neziri.
“Kjo ëhtë politikë e papjekur dhe presidenti duhet të bartë përgjegjësi, nëse Ivanovi me të vërtetë e ka deklaruar atë”, shtoi Neziri, deputet i BDI-së qeveritare.

Sipas Nezirit, BDI nuk do të ndërmarrë asgjë deri sa të mos dëshmohet nëse presidenti Ivanovka dhënë një deklaratë të atillë në takimin e paradokohshëm me presidentin serb, Tadiq.

Në rast se dëshmohet një gjë e atillë, Neziri tha se BDI do të kërkojë përgjegjësi nga Ivanovi para institucioneve të Maqedonisë.

Nëse vlen t’i besohet presidentit serb Boris Tadiq, duket se presidenti i Maqedonisë Georgi Ivanov duket se është bërë pishman për nënshkrimin që ka vendosur në marrëveshjen mes Qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës për demarkacionin e kufirit. Presidenti serb Boris Tadiq në një deklaratë për gazetën “Politika” ka thënë se në takimin e fundit që ka pasur me Ivanovin në Beograd, ka marrë garanca nga presidenti i Maqedonisë se Marrëveshja për kufirin mes Shkupit dhe Beogradit është akoma në fuqi.

Problemi qëndron në faktin se Marrëveshja mes Shkupit dhe Beogradit e nënshkruar në vitin 2001 mbulon edhe pjesën e kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë dhe përcakton vijë kufitare e cila dallon nga vija kufitare e caktuar me marrëveshjen e paradokohshme mes Qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë.

Në të njëjtën intervistë Tadiq ka deklaruar se Serbia asnjëherë nuk do ta njohë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Tadiq ka theksuar se ruajtja e stabilitetit të Serbisë është e lidhur me demarkacionin e kufirit.

/ Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *