Home / Sport / Jançevski shpartallon Milanon-Renova udhëheq renditjen

Jançevski shpartallon Milanon-Renova udhëheq renditjen

Katër gola të shtatëlartit Boban Jançevski i kanë mundësuar Renovës që të deklasojë Milanon me rezultatin 4:0. Me këta tre pike dhe pas barazimit të Rabotniçkit me Metalurgun, skuadra nga Xhepçishti është lider i renditjes tabelare. Slloga humb në fushë të vet nga Pelisteri.

Me ndeshjet e javës së 12-të kanë vazhduar garat në elitën e futbollit vendas. Pas ndeshjeve të para të rrethit të dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ka ardhur deri te ndryshimi i liderit të tabelës. Tani aty gjendet Renova, e cila fitoi Milanon dhe kaloi në tabelë Rabotniçkin që luajti baraz 1:1 në fushë të Metalurgut.
Në Tetovë u takuan rivalët e vjetër dhe prezentuesit e Maqedonisë në Kupat Evropiane, Renova dhe Milano. Mirëpo kësaj rradhe për shkak të shkaqeve tani më të njohura dhe problemeve të mëdha të Milanos, ky takim nuk kishte vlerën e dikurshme. Në kushte kur kumanovarët luajnë me futbollistë të rrinjë, dilema e vetme ishte se me sa gola dieferncë Renova do të marrë tre pikët. Kundërshtari i dobët dhe formacioni i fortë i Renovës, posaçërisht në repartin e sulmit, ku luajnë Ismaili, Ibraimi, Aliu, Bajrami dhe Jançevski, bënte që këta ta shohin këtë ndeshje si mundësi për të përmirësuar saldon e golave. Mirëpo edhe pse nuk mungoi angazhimi i të gjithëve, ishte Boban Jançevski ai i cili gjeti plotë katër herë rrjetën e Milanos, duke ia mundësuar ekipit të tij fitoren e 9-të në kampionat. Goli i parë erdhi në minutën e 12-të. Dy minuta më vonë rezultati ishte 2:0, ndërsa dy golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë, kur Jançevski në minutën e 50-të dhe 62-të kompletoi këtë “poker” golash. Me këtë efikasitet të lartë në këtë përballje, Jançevski ka siguruar epitetin “futbollist më i mirë i javës”.

Kampioni aktual Makedonija Gj.P, shumë më vështirë se që pritej shënoi fitore ndaj Teteksit me rezultatin minimal 1:0, ndërsa derbi lokal mes Metallurgut dhe Rabotniçkit i cili u zhvillua në lagjen e Autokomandës së Shkupit, u mbyll me barazimin 1:1. Skuadra e Slloga Jugomagnatit edhe në përballjen me Pelisterin në Çair mbeti duarthatë. Futbollistët nga Manstiri me meritë erdhën deri tek fitorja me rezultatin 3:1.

Rezultatet e javës së 12-të:
Makedonija Gj.P 1 : 0 Teteksi
59′ Mitrev 1-0
Metalurgu 1 : 1 Rabotniçki
35′ Stefanoviq 1-0
54′ 1-1 Savic

Pobeda 1 : 0 Horizont T.
4′ Curlinov 1-0
Renova 4: 0 Milano
12′ Jancevski 1-0
14′ Jancevski 2-0
50′ Jancevski 3-0
62′ Jancevski 4-0

Slloga J. 1 : 3 Pelisteri
7′ 0-1 Dimitrovski
57′ 0-2 Miroviç
73′ Bilalli 1-2
90′ 1-3 Kleçkarovski

Vardari 3 : 1 Sileksi
34′ Stupiq 1-0
41′ Stupiq 2-0
64′ Petrov 3-0
87′ 3-1 Zarevski

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *