Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: 60 linja shtesë për caktim të afateve kohore për ndërrim të letërnjoftimeve

Jankulloska: 60 linja shtesë për caktim të afateve kohore për ndërrim të letërnjoftimeve

Shkup, 14 nëntor
“Nga dita e hënë do të lëshohen në përdorim edhe 10 stacione bazë me çka do të mundësohet pranimi i numrit më të madh të kërkesave dhe procesuimi i tyre. Me këtë do të rritet edhe kapaciteti i dokumenteve të lëshuara brenda ditës”, tha Jankulloska pas mbledhjes së punës me udhëheqësinë e shërbimeve drejtuese të SPB – Shkup.

Urim Hasipi
Në vend të 30 linjave telefonike paraprake për caktim të afateve kohore për dhënie të letërnjoftimeve të reja, nga dita e hënë në funksion do të jenë 90 linja telefonike, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska pas vizitës së sotme në shërbimet drejtuese në SPB – Shkup.

Për shkak të interesimit të madh nga qytetarët për lëshime të letërnjoftimeve të reja, për të cilat afati për ndërrim kalon më 26 shkurt të vitit të ardhshëm, MPB-ja ka ndërmarrë aktivitet shtesë.

“Nga dita e hënë do të lëshohen në përdorim edhe 10 stacione bazë me çka do të mundësohet pranimi i numrit më të madh të kërkesave dhe procesuimi i tyre. Me këtë do të rritet edhe kapaciteti i dokumenteve të lëshuara brenda ditës”, tha Jankulloska pas mbledhjes së punës me udhëheqësinë e shërbimeve drejtuese të SPB – Shkup.

Për qytetarët më të moshuar, paralajmëroi ministrja dita e shtunë do të caktohet si ditë e veçantë për aplikim.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ndryshon stema e Republikës së Maqedonisë do të ketë ndryshim të sërishëm të dokumenteve personale, ministrja potencoi se ligji për stemë, i cili është në procedurë kuvendore parashikon pa marrë parasysh ndryshimin e stemës të mos ketë kurfarë nevoje për ndryshim të dokumenteve ekzistuese.

“Formulari i cili është në vijim valid do të vlejë edhe dy vite”, tha ministrja Jankulloska.

Në Republikën e Maqedonisë letërnjoftime të reja duhet të nxjerrin rreth një milion e tetë qind mijë qytetarë, ndërsa deri tani këtë e kanë bërë 420 mijë. Nëse ky obligim nuk respektohet në afatin e paraparë kohor, gjoba arrin prej 20 deri 80 euro.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *