Home / Sport / Kaka falenderon milanistet per pritjen

Kaka falenderon milanistet per pritjen

“Jam shume i lumtur per pritjen qe me bene tifozet e Milanit dhe per mua ka qene nje emocion i madh”.

Keto ishin fjalet e brazilianit Kaka pas ndeshjes se djeshme ne “San Siro” ku ai nuk u fishkellye per asnje moment nga tifozet. Kaka i falenderoi per kete pritje te mrekullueshme, duke shtuar se ne Milano ka kaluar 6 vjet te mrekullueshme.

“Milani eshte perhere nje skuader e madhe edhe pa mua. Ne ndeshjet e rendesishme ata e tregojne gjithmone veten, sidomos ne Champions League”, shtoi braziliani. Ne vijim, ai ka folur edhe per ish shoket e skuadres, Ronaldinho e Pato.

“Dinho po rigjen formen ideale. Ai eshte gjithmone nje lojtar i madh. Pato eshte shume i ri dhe po rritet, por nuk duhet t’i japin shume pergjegjesi”, perfundoi ish idhulli i tifozeve kuqezi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *