Home / Sport / Kaka një “ish” në “San Siro”: Shpresoj të më presin mirë

Kaka një “ish” në “San Siro”: Shpresoj të më presin mirë

Ish-sulmuesi brazilian i Milanit, tashmë tek Reali, Kaka, ka deklaruar se shpreson në një pritje të mirë nga tifozët në stadiumin ku luajti për gjashtë sezone.

Sapo zbriti në aeroportin e Milanos, Kaka u shpreh se në ndeshjen e nesërme kundër ish-skuadrës së tij, dëshiron një mikpritje të ngrohtë nga publiku italian. “Për atë që kam dhënë në gjithë këta vite, pres një mikpritje nga ana e tifozëve – tha braziliani -. Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne”.

Ai nuk është dakord me ata që thonë se Reali është në krizë dhe i përgjigjet ish-shokut të skuadrës te kuqezinjtë, Marko Borielo. Sulmuesi italian deklaroi sot se rendimenti i Kakasë ka rënë në vitet e fundit.

“Nuk i kam lexuar ato që ka thënë Marko, por jam i sigurtë se ka bërë shaka. Ai është miku im dhe më njeh mirë”, theksoi ish “Topi i Artë 2007”. Sot në mbrëmje Reali i Madridit do të zhvillojë një stërvitje në “San Siro”, para ndeshjes së nesërme kundër Milanit, e vlefshme për fazën në grupe të Ligës së Kampionëve.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *