Home / Lajme / Maqedoni / Katër raste të reja të dyshimta të të sëmurëve nga gripi H1N1

Katër raste të reja të dyshimta të të sëmurëve nga gripi H1N1

Shkup, 5 nëntor
Tek pacientja për të cilën dje Ministria e Shëndetësisë informoi se ka simptome të gripit, ndërkaq nuk ka dhënë informacione se ka qenë jashtë vendit, është konstatuar se megjithatë ka qenë në kontakt me një koleg, i cili paraprakisht disa ditë kishte qëndruar në Serbi, ndërsa ka pasur simptome të ngjashme me gripin.

Urim Hasipi
Katër raste të reja, për të cilat ekziston dyshimi se janë të sëmurë nga lloji i ri i virusit H1N1 janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit. Dy prej tyre janë hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, ndërsa dy të tjerët janë kontrolluar në ambulanca.

Nga të gjithë janë marrë kampione për analizë, të cilët më pas hulumtohen në Institutin për shëndet publik dhe rezultatet priten gjatë ditës së sotme.

Në Klinikën për sëmundje infektive, krahas dy pacientëve, dje është pranuar edhe një person, i cili vetë kishte kërkuar të mjekohet në kushte spitalore. Ai paraprakisht ishte kontrolluar në ambulancë dhe rezultatet e tij ishin pozitive.

Të gjitha rastet e sapoparaqitura janë persona të cilët kanë qëndruar jashtë vendit.

Tek pacientja për të cilën dje Ministria e Shëndetësisë informoi se ka simptome të gripit, ndërkaq nuk ka dhënë informacione se ka qenë jashtë vendit, është konstatuar se megjithatë ka qenë në kontakt me një koleg, i cili paraprakisht disa ditë kishte qëndruar në Serbi, ndërsa ka pasur simptome të ngjashme me gripin.

“Merren analiza për t’u kontrolluar edhe tek këto kontakte dhe të shihet burimi i mundshëm i infektimit”, deklaroi sot Jovanka Kostovska, kryetare e Komisionit për ndjekjen e gripit pandemik.

Kostovska theksoi se Klinika për sëmundje infektive për momentin ka kapacitet t’i pranojë të sëmurët rëndë dhe se përveç respiratorëve ekzistues ka edhe tetë të rinj të cilët mund të kyçen çdo moment nëse shfaqen nevoja për këtë.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për ndjekjen e gripit pandemik janë konstatuar diagnozat e sakta dhe shifrat për të sëmurët kronikë, të cilët do të jenë grupi prioritar për vaksinim.

Lista me shifra dhe diagnoza do të dërgohet gjatë ditëve në vazhdim deri tek mjekët amë dhe institucionet e tjera shëndetësore me qëllim që me kohë t’u jepen vërtetime pacientëve se nga cilat sëmundje vuajnë, në mënyrë që të të vendoset rendi në momentin kur do të fillojë vaksinimi.

Sipas Kostovskës, bëhet fjalë për rreth 30 diagnoza kryesisht kardiovaskulare dhe sëmundje respirative, mes të cilave edhe diabeti dhe astma.

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor edhe gjatë ditës së sotme kreu mbikëqyrje në shkollat fillore dhe të mesme, çerdhet e fëmijëve dhe entet sociale. Deri më tani janë kontrolluar 75 shkolla fillore, 15 shkolla të mesme dhe 18 perdhe të fëmijëve, një ent për persona me nevoja të posaçme dhe një shkollë speciale.

“Në përgjithësi respektohen urdhërat e Inspektoratit me përjashtim të dy shkollave fillore në Veles, ku është mbyllur nyja sanitare dhe një shkollë rajonale në fshatin Negotinë, të Gostivarit, kumtoi Vera Menkovska nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *