Home / Lajme / Maqedoni / Kërkohet tërheqja e maqedonishtes për klasat e para

Kërkohet tërheqja e maqedonishtes për klasat e para

Tetovë, 10 nëntor
Pedagogu Xheladin Murati mendon se “kjo iniciativë nuk duhet të jetësohet pasi që gjuha maqedonase të mësohet nga klasa e parë nuk ka qenë as në vitet e 80-ta, ku atëherë gjuha maqedonase është mësuar nga klasa e tretë me 3 orë në javë dhe jo nga klasa e parë, ndërsa në kohën kur ministër I arsimit ishte Sulejman Rushiti u soll vendim që gjuha maqedonase të mësohet nga klasa e katërt edhe atë më 2 orë në javë” thotë Murati

Urim Hasipi

Tetovë,
Në universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë Shoqata për mbrotjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar Illyricum Libertas ka zhvilluar një debat për mësimin e gjuhës maqedonase nga nxënësit shqiptarë që nga klasa e parë.

Me këtë rast kanë qenë të ftuar analist politik si Jeton Shasivari , pedagogu Xheladin Murati dhe psikologu Lulzim Murtezani.Pjesëmarrësit në këtë debat kanë konstatuar se përfundimisht mësimi I maqedonishtes nga klasa e parë duhet të tërhiqet.Kryetari I Illyricum Libertas Valon Kurtishi tha se “ky debat publik është pjësë e aktiviteteve të iniciativës për largimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë në paralelet shqipe dhe mysafirët e debatit duhet të japin sqarime se pse duhet të largohet gjuha maqedonase nga klasa e pare”, tha Kurtishi.

Pedagogu Xheladin Murati mendon se “kjo iniciativë nuk duhet të jetësohet pasi që gjuha maqedonase të mësohet nga klasa e parë nuk ka qenë as në vitet e 80-ta, ku atëherë gjuha maqedonase është mësuar nga klasa e tretë me 3 orë në javë dhe jo nga klasa e parë, ndërsa në kohën kur ministër I arsimit ishte Sulejman Rushiti u soll vendim që gjuha maqedonase të mësohet nga klasa e katërt edhe atë më 2 orë në javë” thotë Murati.

Pedagogët shprehen se është e pamundshme që fëmijët të ëmsojnë tre gjuhë përnjëherësh.“Të mësosh tre gjuhë nga klasa e parë nuk është e mundëshe pasi që nxënësi nuk e ka mësuar akoma alafabetin e gjuhës amtare dhe jo të mësojë edhe gjuhën maqedone dhe kjo ndikon në të shprehurit e fëmijës dhe në fjalorin e tij”thotë psikologu Lulzim Murtezani .

Ndërsa për analistin politik Jeton Shasivarin nuk është e pranueshme që gjuha maqedonase të vendoset që nga klasa e parë as në formë juridike dhe as në aspekt politik.
”Problemet në arasim kanë filluar në nga viti I kaluar ku te paralelet me mësim në gjuhën shqipe kemi nga dyzet nxënës në një klasë.Ndërsa ky vendim I fundit I qeverisë dhe MASH-it, pa mos u konsulltuar me prindërit shqiptarë nuk është në rregull dhe nuk ka përmbajtje juridike e pedagogjike”, tha Shasivari.

Shoqata për mbrotjen dhe afirminim e indenitetit kombëtarë Illyricum Libertas ka filluar të grumbullojë nënshkrime për pezullimin e gjuhës maqedone nga paralalet shqipe.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *