Home / Sport / Kikboks: Titulli i botës mbetet te Xhavit Bajrami

Kikboks: Titulli i botës mbetet te Xhavit Bajrami

Titulli i botës në kikboks në versionin e ISKA ka mbetur te shqiptari, Xhavit Bajrami, pasi që mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në natën e “gladiatorëve” dueli në mes Bajramit dhe francezit Freddy Kemayo, ka përfunduar pa fitues.

Bajrami paraqitet në ring me flamurin kombëtar dhe atë të Republikës së Kosovës. Para meçit u intonua himni i Francës, më pas i shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës

Në një atmosferë të bukur sportive dueli në mes këtyre dy “gladiatorëve” të mëdhenjtë ka dhënë një dyluftim të fortë, që shpesh herë ngritën në këmbë sallën e mbushur më tifozët e këtij sporti.

Të dy kikbokserët në ring nuk kursyen goditjet e njëpasnjëshme gjatë pesë rundeve sa ishte paraparë të zgjatë ky duel.

Sipas gjyqtarëve të këtij spektakli sportiv, ky duel ishte i barabartë dhe se, titulli edhe më tutje do të mbetet të kosovari, Xhavit Bajrami.

Ndërkohë pas duelit kryesor të mbrëmjes në mes Bajramit dhe Kemayou, u zhvilluan edhe gjashtë duel në kikboks dhe boks në mes përfaqësues së Kosovës dhe Bosnjës.

Kosovarët ishin më të mirë duke fituar pesë duele, kurse vetëm një përballje përfundoi pa fitues.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *