Home / Lajme / Rajon / Kisha e Shën Antonit, vendit që besohet të jetë magjik

Kisha e Shën Antonit, vendit që besohet të jetë magjik

3 nëntor-
Një prej tyre, Agron Ceiku, i cili ka ardhur nga Italia vetëm për të vizituar këtë vend të njohur si Kisha e Laçit, beson se kjo kishë ka fuqinë tu japë zgjidhje problemeve të tij shëndetsore.
“Kam disa probleme të vogla shëndetsore për të cilat mjekët nuk po më japin zgjidhje. Kam shpresa të mëdha pas kësaj vizite në këtë kishë. Besoj se ka vetëm një zot, nuk ka rëndësi, musliman, katolik apo çfarëdolloj besimi. Për mua ka vetëm një zot.”

Kisha e Shën Antonit në Laç, vendi që besohet se ka fuqi shëruese. Në një kronikë të sajën Agjencia e lajmeve Reuters flet për kishën magjike, e cila vizitohet çdo ditë nga qindra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria. Siç shprehet Reuters, ajo që besimtarët kërkojnë në këtë kishë është shpëtimi fizik dhe shpirtëror. Një prej tyre, Agron Ceiku, i cili ka ardhur nga Italia vetëm për të vizituar këtë vend të njohur si Kisha e Laçit, beson se kjo kishë ka fuqinë tu japë zgjidhje problemeve të tij shëndetsore.

“Kam disa probleme të vogla shëndetsore për të cilat mjekët nuk po më japin zgjidhje. Kam shpresa të mëdha pas kësaj vizite në këtë kishë. Besoj se ka vetëm një zot, nuk ka rëndësi, musliman, katolik apo çfarëdolloj besimi. Për mua ka vetëm një zot.

”Historia e këtij vendi nis në shekullin e 12 dhe është e tejmbushur me legjenda të murgjve të keqtrajtuar të cilët kanë qenë kritikë të ashpër të armiqve të kristianëve, përfshi edhe perandorinë osmane. At Mikel Pëllumbi i cili mban edhe meshë në Kishën e Shën Antonit tha se çdokush është i mirëpritur, pavarësisht se cilit besim fetar i përket.

“Pelegrinët që vizitojnë këtë kishë i përkasin të gjitha shtresave, duke përfshirë këtu, politikanë, komunustë, ateistë, besimtarë e kështu me rradhë. Të gjitha ata janë të mirëpritur, edhe pse vijnë me idenë se është një vend magjik, apo që ka fuqi magjike që mund t’i ndihmojë apo mbrojë ata.

”Agjensia britanike e lajmeve rikthen sërish në këtë kronikë faktin se Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend me tolerancë fetare. Siç shprehet Reuters, Shqipëria nuk ka një histori që flet për ekstremizëm fetar

Ambasada Amerikane ka bërë publik Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi liritë fetare në botë. Shqipëria në raport vlerësohet për harmoninë dhe tolerancën fetare duke u nënvizuar si shembull i bashkëjetesës jo vetëm në rajon.

Publikimin e këtij raporti Ambasadori amerikan në Tiranë John Uithers e shoqëroi dhe me një pritje të posaçme në rezidencën amerikane në Tiranë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, anëtarë të kabinetit qeveritar, politikanë, analistë, gazetarë, përfaqësues të shoqatave që mbrojnë të drejtat e njeriut.

Për të treguar më mirë Shqipërinë si shembull të harmonisë fetare, ambasadori Uithers u kujtoi të pranishme një ikonë, e cila ndodhet në muzeun “Onufri” të Beratit. Në sfond të saj ndodhet një kishë dhe një xhami si dëshmi e shprehjes së lirisë fetare në shekuj.

Departamenti Amerikan i Shtetit raporton në mënyrë vjetore mbi lirinë e fesë duke i kushtuar vëmendje të posaçme atyre vendeve që hasin vështirësi në shprehjen e lirisë fetare.Tv Klan

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *