Home / Lajme / Maqedoni / Koment : Pse e dua Shqipërinë

Koment : Pse e dua Shqipërinë

Në këtë konteks nëse shqiptarët dhe ballkanikët tjerë arritën që të rimëkëmbin bregdetet e Turqisë , Bullgarisë dhe Greqisë pa mos përjashtuar edhe Kroacinë, në sferën e turizmit, vende këto të cilët tani më për shumë shqiptarë janë “Mollë e ndaluar” , atëherë pse mos i lëmë paratë në Shqipëri dhe ajo të rimëkëmbet

Urim Hasipi

Shumica e shqiptarëve jashtë kufijëve adminsitrativ të Shqipërisë, pas vitit 1990, me ardhjen në pushtet të demokratëve në krye me doktor Sali Berishën, filluan të vizitojnë Shqipërinë dhe u ktheheshin të dëshpëruar pasi që nuk kishin gjetur atë Shqipëri të cilën e kishin ëndëruar, apo u`a kishin treguar tjerët.

Përballja me këtë realitet ka qenë shumë e vështirë, megjithatë shqiptarët jashtë kufijve të shqipërisë vazhduan të vizitojnë tokën të cilën e quanin “Nëna Shipni” megjith anomalitë që kishte shteti amë dhe pasojat që kishte lënë regjimi enverist.Ndërkaq, nga ana e atyre që ktheheshin nga vizita fitohej përshtypja se atje dominon kriminaliteti dhe bandat dhe asgjë nuk funksionon normalisht.

Kjo u ka shkuar për shtati atyre që kanë patur , kanë dhe do kenë synime grabitqare për tokën e Shqipërisë dhe kësaj teorie filluan t`i fryejnë me të madhe duke e prezantuar vendin si të pasigurtë për jetesë e lere më për investime të jashtme.

Megjithatë, zoti kur krijoi tokën Shqipërisë i fali shume begati, e begatia më e madhe është bregdeti.Fillimi i viteve të 90-ta, është frekuentuar shumë pak nga shqiptarët jashtë kufijve, të cilët më shumë preferonin Kroacinë, Bullagrinë, Greqinë e Turqinë si destinacione ku lenin para të majme, pa mos ditur se në këtë mënyrë nënçmonin edhe vetveten edhe shtetin amë.

Megjithatë nuk zgjati shumë kjo periudhë e mospërfilljes së mrekullive të Shqipërisë dhe nga ana jonë filluan me të madhe t`ia mësyjnë Durrësit e Sazanit, Shëngjinit e Vlorës, Himarës e Sarandës.Shqipëria asko kohe po shëronte plagët e 50 vjetëve nga rregjimi komunist dhe problemet e brendëshme politike bënë sqë turizmit shumë pak t`i kushtohet rëndësi.

Në këtë konteks nëse shqiptarët dhe ballkanikët tjerë arritën që të rimëkëmbin bregdetet e Turqisë , Bullgarisë dhe Greqisë pa mos përjashtuar edhe Kroacinë, në sferën e turizmit, vende këto të cilët tani më për shumë shqiptarë janë “Mollë e ndaluar” , atëherë pse mos i lëmë paratë në Shqipëri dhe ajo të rimëkëmbet.

Dukuria e shpifjes për Shqipërinë ka bërë të veten!
Megjithatë pas dhjetë viteve tani më kur infrastruktura e bregdetit shqiptar është në vlugun e saj, atëherë edhe Durrësi dhe Saranda edhe plazhet tjera do jenë mollë e ndaluar për ne.Nostalgjikët më të mëdhenj shqiptarë, shkuan edhe më tej, duke blerë ndërtesa në plazhet e Shqipërisë.

Pse?.Sipas tyre, kur riviera e shtetit shqiptar ishte dhe mbetet ende një synim i Sërbisë dhe vendeve fqinjë, pasi që dalja në det është një përparësi e madhe për një shtet dhe vetë Pashiqi, gjithnji kishte sytë e kthyer drejt Durrësit, atëherë pse unë mos blej një banesë këtu, thotë një baskëbisedues.”Shqipëria do bëhet për inat të shqiptarëve”, kishte thënë i madhi Konica, dhe si për inat neve Shqipëria po bohet.Lexova diku se mysafirët ikin nga Durrësi, kjo s`është e vërtetë sepse Durrësi është i stërmbushur me turistë.Shpifjet e këtilla vijnë nga qarqet që na shpifën shekuj me radhë.

Po, ku ishin këta qarqe vitin e kaluar kur Greqia ishte kapluar nga zjarri, ku janë shpifësit që të folin për maltretimet që ju bëhen shqiptarëve gjatë rrugës kur kthehen nga Europa për në atdhe, ata heshtin mirëpo kur është në pyetje Shqipëria ata dalin për të marrë flakadanin e “shuar”.

Nëse i kthehmi arsyes banale të atyre gojëligëve se nuk ka pastërti, sërish kjo s`ka të bëjë me realitetin.Plazhet pastrohen si nga ndërmarrja e bashkisë së Durrësit poashtu edhe nga mirëmbajtësit privat.

Edhe pse më duhet t`a pranoj se papastërtinë e bëjnë vetë pushuesit, të cilët hedhin ku të mundin mbeturinat.Po! do jetë më pastër kur çmimet e rivierës shqiptare do jetë në atë nivel me të atyre të vendeve tjera.

Edhe përkundër këtyre që u tha më lart, një numër i konsiderueshëm i pushuesve Kosovarë dhe atyre nga Maqedonia sërish do të kalojnë pushimet në Durrës, ashtu si vepruan vitet paraprake.

Një norvegjez që takova në Durrës ishte i mahnitur nga bukuria natyrore e shtetit amë dhe ai për inat neve kishte vendosur që të blejë një ndërtesë, sepse ai planet i kishte afatgjate dhe ishte i bindur se ky vend do jetë mollë e ndaluar për ne pas dhjetë apo pesëmbëdhjetë viteve.

Habit fakti se në rivierën shqiptare ksihte shumë Sllavë, sidmos Maqedon dhe të njejtit kishin fjalë miradie për atë vend bukurosh, dhe vijnë me kujtime të mira dhe të njejtët i transmetojnë tek miqtë e tyre, sidomos për çmimet e lira dhe zallin që shumë pak vende në botë mund të krenohen se e kanë.

Bregdeti shqiptar sërish do të vizitohet nga të gjithë shqiptarët edhe përkundër shpifjeve dhe gojëligëve sepse të gjithë e duan shqipërinë ashtu siç është, me të mirat dhe të këqijat.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *