Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetoves:MASH taktizon me fatin e nxënësve të Sh.F. “Migjeni” në Drenovec

Komuna e Tetoves:MASH taktizon me fatin e nxënësve të Sh.F. “Migjeni” në Drenovec

2 nentor-
Sektori për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës apelon tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës që sa më shpejt të zgjidh problemin me shkollën fillore “Migjeni” në lagjen Drenovec në Tetovë, në mënyrë që nxënësit të fillojnë procesin normal edukativo-arsimorë.
Sipas udhëheqësit të këtij Sektori, Iljaz Halimi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende nuk i është përgjigjur kërkesës së Seksionit për Arsim të komunës së Tetovës për hapjen e tridhjetë vendeve të reja të punës, që është kuadri i nevojshëm për funksionimin normal të kësaj shkolle periferike.

Pergatiti: Urim Hasipi
Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga inaugurimi i shkollës fillore “Migjeni” në Drenovec, ende nuk ka filluar procesi edukativo-arsimorë si pasojë e mungesës së kushteve elementare për mësim.

Sektori për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës apelon tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës që sa më shpejt të zgjidh problemin me shkollën fillore “Migjeni” në lagjen Drenovec në Tetovë, në mënyrë që nxënësit të fillojnë procesin normal edukativo-arsimorë.
Sipas udhëheqësit të këtij Sektori, Iljaz Halimi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende nuk i është përgjigjur kërkesës së Seksionit për Arsim të komunës së Tetovës për hapjen e tridhjetë vendeve të reja të punës, që është kuadri i nevojshëm për funksionimin normal të kësaj shkolle periferike.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të kontribuojë për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj problematike e jo të taktizojë me fatin e nxënësve shqiptarë në komunën e Tetovës”, tha Halimi.

Rregullohet parku afër shkollës fillore “Naim Frashëri”

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”- Tetovë, në vazhdën e aktiviteteve të përditshme ka filluar me rregullimin e parkut afër shkollës fillore “Naim Frashëri” në Tetovë. “Këto aktivitete bëhen me qëllim që vendet afër shkollave të kenë një trajtim sa më të veçantë, me që aty kemi fëmijët tanë të cilëve u nevojitet gjelbërim”, tha drejtori, Hasan Luma.
Sipas tij, NPK “Tetova” do të vazhdojë me investime edhe në parqet tjera, që ngadalë Tetova të marrë pamje krejtësisht ndryshe.

Ndërtohet kanalizimi atmosferik dhe sanohen gropat në njërën nga lagjet e rrugës “Bllagoja Toska”

Komuna e Tetovës nëpërmjet Ndërmarrjes Publike Geoinzhenering ka ndërtuar kanalizim atmosferik dhe ka bërë sanimin e gropave në një lagje të rrugës “Bllagoja Toska”. Sipas banorëve të kësaj lagjeje, me dhjetëra vite këtu është grumbulluar uji atmosferik dhe ka qenë tepër e vështirë të qarkullohet në këtë rrugë.
Ndërtimi i kanalizimit atmosferik dhe sanimi i gropave është një zgjidhje afatgjate për problematikën e grumbullimit të ujit në këtë lagje.

Fillojnë riparimet në ambientet e ish-shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë

Sektori për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës, ka bërë të ditur se kanë filluar riparimet në ambientet e ish-shkollës së mesme të mjekësisë, ku kohë më parë është ndërprerë procesi mësimor për shkak të dëmtimit të gypit kryesor që furnizon me ujë të pijshëm qytetin.
Sipas udhëheqësit të këtij sektori, Iljaz Halimit, këto riparime bëhen për të rregulluar dëmtimin në gypin kryesor të ujësjellësit, që kalon poshtë dyshemeve të këtij objekti. “Ne besojmë që sa me shpejtë të bëhet renovimi i pjesëve të dëmtuara me qëllim që të normalizohen kushtet për mësim në këto ambiente”, tha Halimi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *