Home / Lajme / Maqedoni / Konfiskohen prodhime industriale në Tetovë

Konfiskohen prodhime industriale në Tetovë

4 nëntor-Gjatë pres konferencës me gazetarë Mite Kostov, kryetar I trupit koordinues për mbrojtje të pronësisë intelektuale pranë qeverisë së Maqedonisë, tha se nga 15 objektet janë marrë 50 mijë prodhime, si puma, patika, kundra të cilët janë shitur me çmime të lira dhe janë falsifikuar marka të njohur Adidas, Puma, Dolçe Gabana, Levis, Nike, Konvers etj.

Urim Hasipi

Sot në Tetovë është realizuar aksion ku janë përfshirë 15 objekte afarsite të cilët kanë prodhuar apo shitur prodhime të falsifikuara, shumica prej tyre konfeksion apo prodhime tekstile, puma, trenerka, farmerka etj.

Gjatë pres konferencës me gazetarë Mite Kostov, kryetar I trupit koordinues për mbrojtje të pronësisë intelektuale pranë qeverisë së Maqedonisë, tha se nga 15 objektet janë marrë 50 mijë prodhime, si puma, patika, kundra të cilët janë shitur me çmime të lira dhe janë falsifikuar marka të njohur Adidas, Puma, Dolçe Gabana, Levis, Nike, Konvers etj.

Gjatë aksionit sipas tij, është zbuluar edhe një mini fabrikë për prodhime të falsifikuara të kundrave dhe patikave.
“Gjatë kontrolleve të objekteve janë konstatuar edhe parregullësi tjera ndërsa pronarët do të përballen edhe me padi penale.

Sipas Nikollçe Petkovskit, inspektor I lartë I policisë për kriminalitet ekonomik në MPB, aktivitetet e këtilla do të vazdhojnë edhe në të ardhmen.

Aksioni I sotëm në Tetovë ka qenë në koordinim, mes SPB-së së Tetovës, trupit koordines për mbrojtje të pronësisë intelektuale dhe industriale pranë qeverisë së Maqedonisë si dhe inspektoriati I tregut shtetëror.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *