Home / Lajme / Maqedoni / Kontesti i emrit nuk është vetëm çështje e Gruevskit

Kontesti i emrit nuk është vetëm çështje e Gruevskit

22 nentor-
“Tezat që plasohen në opinion se shqiptarët pas shtatë dhjetorit do të mund të radikalizohen ose do të ndërmarrin hapa më radikale, mendoj se janë teza për të defokusuar opinionin dhe për të bartur përgjegjësinë tek shqiptarët. Shqiptarët mund të mbajnë pjesën e vet të përgjegjësisë, por nuk mund të mbajnë përgjegjësi për gjithë vendin”, porositi zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi.

Kontesti i emrit me Greqinë nuk është vetëm çështje e Nikolla Gruevskit, por i të gjitha subjekteve politike dhe qytetarëve. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, duke u shprehur optimist për zgjidhjen e kësaj çështje deri më 7 dhjetor. Zërat për radikilizimin e shqiptarëve nëse vendi nuk merr datë për bisedime, Ademi i quajti si shpërqendrim të vëmendjes së opinionit.

“Tezat që plasohen në opinion se shqiptarët pas shtatë dhjetorit do të mund të radikalizohen ose do të ndërmarrin hapa më radikale, mendoj se janë teza për të defokusuar opinionin dhe për të bartur përgjegjësinë tek shqiptarët. Shqiptarët mund të mbajnë pjesën e vet të përgjegjësisë, por nuk mund të mbajnë përgjegjësi për gjithë vendin”, porositi zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi.

Ndërsa, kryetari i PRSD-së Tito Petkovski thotë se vet Qeveria është fajtore për përfshirjen e identitetit dhe gjuhës në bisedime.
“Maqedonia pa kurrfarë mandati e përfshiu çështjen e identitetit dhe gjuhës në bisedimet. Këtë gjë, prej neve askush nuk e pati kërkuar. Deri vitin 2006 gjuhën dhe identitetin askush nuk e përmendte si fakt që duhet të bisedohet. Mendoj se ne si shtet i papërgjeshëm dhe me procesin e antikitetit, vetë e vumë në pikëpyetje identitetin tonë”, akuzon Tito Petkovski, kryetar i PRSD-së.

Me iniciativë të Bashkimit Evropian është planifikuar që Gruevski dhe Papandreu deri në samitin e shtatë dhjetorit, të firmosin marrëveshje vetëm për emrin, me të cilën do të evitohej mundësia për bllokimin e datës, për fillimin e negociatave. Më pas do të bisedohej rreth formës së përdorimit të emrit dhe çështjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *