Home / Sport / Kontratë e re për Behramin

Kontratë e re për Behramin

West Ham United e ka përgatitur ofertën e re për Valon Behramin. Klubi anglez dëshiron ta mbajë sa më gjatë në ekip mesfushorin kosovar, të cilit do t’i ofrojë një kontratë fitimprurëse për t’iu shmangur ekipeve të interesuara, Juventus, Milan e Arsenal.

West Ham United po mendon t’i ofrojë Valon Behramit kontratën e re, shkruan e përditshmja britanike News of the World.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin londinez, kur kishte arritur në Angli verën e kaluar nga Lazio për 5 milionë funte, por Hammers e kanë përgatitur një ofertë fitimprurëse për përfaqësuesin zviceran, e cila do t’i kënaqte kërkesat e futbollistit.

Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2013, futbollisti i krahut gjatë verës që shkoi ishte bërë objektiv i disa skuadrave evropiane si Juventus, Milan dhe Arsenal.

Për këtë, klubi i menaxherit Gianfranco Zola dëshiron ta “blindojë” futbollistin e vet me një kontratë të re. Bisedimet për vazhdimin e kontratës në mes të klubit dhe të menaxherit të lojtarit janë hapur.

Javë më parë flitej se futbollisti do të mund t’i bashkohej Juventusit në janar, por ishte vetë futbollisti kosovar ai që e demantoi këtë lajm, duke thënë se ndihet mirë në Angli dhe se mendon të qëndrojë një kohë të gjatë në West Ham për t’ia shpërblyer këtij ekipi gjithë atë që bëri për 24 vjeçarin gjatë kohës sa ishte i lënduar.

Po ashtu, Behrami së fundmi është ftuar nga selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, për miqësoren kundër Norvegjisë, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *