Home / Lajme / Rajon / Kosovë:Prishet koalicioni qeveritar

Kosovë:Prishet koalicioni qeveritar

20 Nëntor-
Sipas këtij burimi, PDK pas ndryshimeve të ndodhura në terren, pritet që të premten të nënshkruajë koalicionin e ri në nivel qendror me AKR, LDD dhe partitë e minoriteteve. Gjithnjë sipas atij burimi, president i ri do të jetë Behgjet Pacolli, kryeministër Hashim Thaçi ndërsa kryetar i Kuvendit do të jetë Nexhat Daci .

RTK ka mësuar nga një burim i lartë brenda PDK-së se pas prishjes së njëanshme të marrëveshjen nga ana e LDK-së, pasi që kjo e fundit ka lidhur koalicion me partitë tjera, megjithëse ishin marrë vesh për të shkuar veçmas në balotazh, pritet të ketë ndryshime në nivelin qendror të qeverisjes.

Sipas këtij burimi, PDK pas ndryshimeve të ndodhura në terren, pritet që të premten të nënshkruajë koalicionin e ri në nivel qendror me AKR, LDD dhe partitë e minoriteteve. Gjithnjë sipas atij burimi, president i ri do të jetë Behgjet Pacolli, kryeministër Hashim Thaçi ndërsa kryetar i Kuvendit do të jetë Nexhat Daci .

Ndërkohë, nëpërmjet një komunikate për media, PDK ka njoftuar se kjo parti ka vendosur “që të rishqyrtojë ose të riformatizojë koalicionin qeverisës në nivel qendror”.

“Partia Demokratike e Kosovës, pas konstatimit të shkeljeve së marrëveshjes së koalicionit nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vendosur që të rishqyrtojë ose të riformatizojë koalicionin qeverisës në nivel qendror. Takimet konsultative do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme (e premte), deri në marrjen e një vendimi definitiv”, thuhet në komunikatë. /rtk/telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *