Home / Sport / Kudiçini, pas aksidentit rrezikon ndëshkimin

Kudiçini, pas aksidentit rrezikon ndëshkimin

Rreziku per jeten pas aksidentit ne Londer kaloi me disa plage te marra, por tashme Carlo Cudicini mund te beje llogarite me rrezikun per t’i dhene lamtumiren karrieres.

Pasi ka pesuar thyerje te grades se pare ne dore, portieri italian mund te pezullohet nga skuadra e Tottenham qe nuk ishte ne dijeni se portieri kishte nje motor.

“Nuk e dija qe kishte nje motor por tani nuk mendojme per kete dhe na vjen mire qe Carlo eshte ende gjalle sepse mund te kishte shkuar me keq”, shprehet trajneri Harry Redknapp. Sipas “Daily Mail”, Cudicini ka shkelur kontraten qe parashikon mosperdorimin e mjeteve qe mund te rrezikojne karrieren e tij.

Kjo mund t’i kushtoje largimin nga skuadra e “White Heart Lane” pasi Tottenham ka me vete te drejten ligjore per te prishur kontraten.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *